Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë
Sot është vendosur gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në fshatin Zogaj të Vushtrrisë.
Ceremonia është zhvilluar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, në prani të dhjetëra besimtarëve katolikë nga komuna e Vushtrrisë.
Për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në Zogaj, Ipeshkvia ka njoftuar se Mesha e Shenjtë dhe ceremonia e pagëzimeve do të mbahen të martën, më 18 gusht, nga ora 11:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
