TË FUNDIT

Vdes këmbësori i cili u aksidentua nga një veturë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë në QKUK

Një këmbësor i cili u godit të shtunën nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK).

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ku ndër të tjera thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 03.10.2026 – 20:36. Lidhur me rastin është raportuar se me 04.10.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar pasi ishte goditur nga një veturë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *