TË FUNDIT

“Vdekja e Bekim Varit është shkaktuar nga arma e zjarrit”, mjekja e IML-së dëshmon për raportin e autopsisë

Gjykatën Themelore të Ferizajt po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i akuzuar për vrasjen e të riut Bekim Vari, shkruan IndeksOnline.

Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar specialistja e Mjekësisë Ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), Besiana Bergita-Curri.

Në dëshminë e saj, ajo ka folur lidhur me raportin e autopsisë, duke deklaruar se vdekja e Bekim Varit është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Tutje, ajo ka dhënë detaje tjera tronditëse se si është gjetur trupi i tij.

Dëshmia e ekspertes ligjore është pjesë e procesit gjyqësor që synon të ndriçojë rrethanat dhe detajet e vrasjes së 27-vjeçarit nga Ferizaj.

Kujtojmë se Bekim Vari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025, ndërsa trupi i tij i pajetë ishte gjetur më 5 shkurt të po atij viti, në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Leutrim Fejzës për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *