TË FUNDIT

Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, në Lotin 4 u asfaltuan rreth 1.5 kilometra

Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq (N9) po vazhdojnë në disa segmente të projektit, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas ministrisë, në Lotin 4 janë asfaltuar rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, ndërsa punimet po zhvillohen paralelisht edhe në segmentet e tjera të rrugës.

Ministria e ka cilësuar këtë rrugë si një nga arteriet kryesore të Dukagjinit, duke theksuar rëndësinë e saj për qarkullimin dhe lidhjen e kësaj zone.

Në njoftim thuhet se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon të adresojë çështjet që kanë përcjellë realizimin e projektit, krahas mbikëqyrjes së punimeve në terren.

“Cilësi në realizim, dinamikë më e lartë e punimeve dhe respektim i afateve, për ta çuar projektin sa më shpejt drejt përfundimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *