Varrimi i Xhevat Prekazit në Beograd, në ceremoninë mortore me hoxhallarë (VIDEO)
Xhevat Prekazi është varrosur në varrezat e Beogradit në ceremoninë mortore ku ishin të pranishëm shumë hoxhallarë të Bashkësisë Fetare Islame të Serbisë.
Arkivoli i tij u mbulua me flamurin fetar islam, por edhe me fanellat e Partizanit dhe Galatasarayt, dy klubeve që shënuan karrierën e tij futbollistike, si dhe me flamurin bardhezi. Kjo ishte dëshira e fundit e Prekazit.
Një numër i madh njerëzish u mblodhën në varrezat Leshçe në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit.
Prekazi kishte pësuar edhe një goditje në tru në tetor të vitit 2023, gjatë qëndrimit në Brzeçe, në afërsi të malit Kopaonik. Ai ishte transportuar me urgjencë në Beograd, ku kishte marrë ndihmën mjekësore. “Beogradi është qyteti më i madh për mua sepse krejt vlerësimet që i kam bërë, së pari i kam bërë në Partizan dhe përmes Partizanit e kam bërë emrin tim. Beogradi është qyteti im! Shumë e dua se krejt çka kam bërë në jetën time i falënderohem Beogradit”, kështu kishte deklaruar Prekazi.
