POLITIKATË FUNDIT

Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi

Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në Serbi, duke paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme, kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Në deklaratë thuhet se partia ka marrë paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje rreth orës 21:00.

“Po marrim paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje rreth orës 21:00 sonte, kur të dalin projeksionet e para zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

Demokratët Evropianë kanë theksuar se studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të lira dhe paqësore, si dhe një rezultat që përcaktohet përmes votës së qytetarëve.

Sipas tyre, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje mund të rrisë rrezikun e provokimeve të qëllimshme.

“Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e madhe frika e Vuçiqit nga humbja dhe aq më i madh rreziku i provokimeve të qëllimshme”, thuhet në reagim.

Në deklaratë, EDP akuzon presidentin serb dhe qeverinë e tij se kanë lejuar krijimin e një klime frikësimi dhe dhune, duke kërkuar që autoritetet të marrin përgjegjësi për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Vuçiq dhe qeveria e tij kanë lejuar që të rritet një klimë frikësimi dhe dhune. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Nëse grupe të lidhura me SNS-në mobilizohen për të shkaktuar përplasje, Vuçiq duhet të mbahet përgjegjës”, theksohet në deklaratë.

Partia Demokratike Evropiane ka kërkuar gjithashtu ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e votuesve, kandidatëve, studentëve dhe vëzhguesve të zgjedhjeve.

“Kërkojmë mbrojtje të menjëhershme policore për votuesit, kandidatët, studentët dhe vëzhguesit. E ardhmja e Serbisë duhet të vendoset nga votat, kurrë nga dhuna”, përfundon deklarata./Telegrafi.

We are receiving repeated warnings that people linked to Aleksandar Vučić’s Serbian Progressive Party (SNS) may be mobilised to provoke confrontations at around 9 pm tonight, as the first election projections emerge.The students want free, peaceful elections and a result decided at the ballot box. The higher the turnout, the greater Vučić’s fear of defeat — and the greater the risk of deliberate provocations.Vučić and his government have allowed a climate of intimidation and violence to grow. They bear full political responsibility for preventing any further escalation. If SNS-linked groups are deployed to trigger clashes, Vučić must be held accountable.We demand immediate police protection for voters, candidates, students and observers.Serbia’s future must be decided by votes, never by violence. — European Democrats (@democrats_eu) October 25, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *