Turqia shkarkon Vincenzo Montellan pas rezultateve katastrofike
Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur t’i japë fund para kohe bashkëpunimit me përzgjedhësin e kombëtares, Vincenzo Montella, raporton mediumi i respektuar turk Milliyet .
Vendimi i federatës erdhi pas rezultateve të dobëta të Turqisë në Ligën e Kombeve, ku kombëtarja pësoi katër humbje radhazi.
Në ndeshjen e fundit, turqit u mposhtën 1-3 nga Italia, rezultat që shtoi kritikat ndaj Montellas nga ekspertët dhe tifozët.
Drejtuesit e federatës kanë vlerësuar se skuadra ka nevojë për një ndryshim të menjëhershëm dhe për një qasje të re në zhvillimin e saj.
TFF’de Montella Kararı, Arda Turan’a Teklif HazırlığıTFF Başkanı İbrahim Hacıosmanoğlu’nun, A Milli Takım Teknik Direktörü Vincenzo Montella ile yolları ayırma kararı aldığı bildirildi. Federasyonun, Arda Turan’a hem A Milli Takım’ı hem de Shakhtar Donetsk’i çalıştırabileceği bir formülle teklif götürmeyi planladığı öne sürüldü.#TFF #İbrahimHacıosmanoğlu #VincenzoMontella #ArdaTuran #MilliTakım #ShakhtarDonetsk #Futbol #Gündem — HaberQcom (@HaberQcom) October 7, 2026
Në ditët në vijim pritet të përfundojnë procedurat financiare për ndërprerjen e kontratës, pas së cilës TFF do të bëjë të ditur emrin e përzgjedhësit të ri.
Montella ishte emëruar në krye të Turqisë në shtator të vitit 2023 dhe pati një ecuri mbresëlënëse në Euro 2024, duke e udhëhequr skuadrën deri në çerekfinale të turneut në Gjermani.
Megjithatë, rënia e zgjatur në formë dhe rezultatet e fundit kanë bërë që italiani të mos vazhdojë në krye të kombëtares turke./ Telegrafi /
