LAJME PLUS

Tronditet pushteti lokal: Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në këtë Komunë!

Hetuesia e Krimeve Ekonomike para disa ditësh ka zbarkuar në Komunës e Fushë Kosovës të udhëhequr nga Valon Prebreza i Vetëvendosjes

Siç mësohet nga burimet e portalit rajoni.org, hetuesia ka marre dokumentacionet lidhur me kontratën e Komunës se Fushës Kosovës dhe C.I.K (Të njohur si Caritas Kosova) për “Ofrimin e shërbimeve shëndetësore, sociale, arsimore, ambientale dhe administrative të përgjithshme”, kontrate e cila kap vleren e 2,003.250€.

Lidhur me fazen e hetimeve dhe dyshimet që rëndojnë, portali rajoni.org i ka shkruar sot prokurorisë speciale dhe deri në publikimin e artikullit nuk ka marre përgjigjje.

Portali Rajoni.org gjithashtu ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike në Komunën e Fushë Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka arritur ta realizojë këtë të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *