TË FUNDIT

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Fuego, ka ndarë disa nga momentet më personale të jetës së tij, duke folur për rrugëtimin drejt muzikës dhe periudhat e vështira nëpër të cilat ka kaluar.

Gjatë një bisede, artisti tregoi se pasioni për muzikën kishte lindur që në fëmijëri, kur ishte vetëm 10 vjeç.

Ndërsa tekstin e parë e kishte shkruar pas vdekjes së gjyshit, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të afërt.

View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, rrëfeu Fuego.

Megjithatë, përtej pasionit për muzikën, ai zbuloi se jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë e lehtë dhe se ka kaluar nëpër periudha tejet të vështira.

Në një moment të bisedës, Fuego bëri një deklaratë tronditëse, duke treguar se si pasojë e abuzimit me substanca kishte përjetuar tri mbidoza, të cilat i kishin shkaktuar edhe tri raste të vdekjes klinike.

“I kam tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve, tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.

Artisti nuk dha më shumë detaje rreth këtyre përjetimeve, por la të kuptohet se ka shumëçka për të treguar nga historia personale.

Ai paralajmëroi se rrëfimin më të plotë për jetën, sfidat dhe periudhat e vështira do ta ndajë në vazhdim të qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVK. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *