Tri gola për tre pikë, Drita merr fitore bindëse ndaj Prishtinës
Kampionia e Kosovës Drita ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Prishtina, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” ishin më dominues nga fillimi për të arkëtuar pikët e plota me rezultat 0-3.
Blerim Krasniqi shënoi një gol të bukur pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi duke e kaluar Dritën në epërsi.
Drita ishte edhe më kërkuese në pjesën e dytë, duke dyfishuar avantazhin falë Liridon Balajt, që u asistua nga Jashari (63’).
Kurse fitoren e vulosi Kemehlo Nguena me një supergol, ku me një goditje të fuqishme e la portierin plotësisht të shtangur (85’).
Me këtë fitore, Drita ngjitët në pozitën e tretë me 20 pikë, tri më pak se Prishtina që zë vendin e dytë./ Telegrafi /
