TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar pasditen e sotme, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit, ndërsa kanë brohoritur “Ju erdhi fundi”.

Protesta, e cila nisi rreth orës 14:00 është përshkallëzuar në minutat e fundit, teksa disa të rinj janë parë duke hedhur gurë drejt ministrisë.

Ndërkohë, forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë duke krijuar një kordon sigurie pranë godinës.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër.

Pas incidenteve, grupe protestuesish kanë nisur marshimin në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë. Ata janë parë duke mbajtur flamuj dhe çadra, ndërsa reshjet e shiut nuk i kanë penguar të vijojnë tubimin.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse protestuesit do ta vijojnë tubimin para Kryeministrisë apo do të rikthehen sërish para Ministrisë së Arsimit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *