TË FUNDIT

Tregu i Kafshëve në Gjilan me kushte të reja për fermerët dhe trajtim më human të kafshëve

Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” në Gjilan ka njoftuar se Tregu i Kafshëve është transformuar, duke ofruar kushte më të përshtatshme për kafshët, fermerët, tregtarët dhe vizitorët.

Në njoftimin e publikuar, ku janë të përfshirë edhe drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, dhe Driton Sermaxhaj, thuhet se më parë tregtimi i kafshëve zhvillohej në hapësira që nuk ofronin kushtet e nevojshme për blegtorët dhe kafshët.

Sipas ndërmarrjes, përmirësimet e realizuara synojnë krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për shitblerjen e bagëtive, duke i kushtuar rëndësi mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Ne besojmë se zhvillimi i tregtisë duhet të shkojë krah për krah me respektin për kafshët dhe mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftimin e NPL “Tregu” në Gjilan.

Ndërmarrja ka ftuar fermerët, blegtorët dhe tregtarët që ta vizitojnë tregun dhe të shfrytëzojnë kushtet e përmirësuara për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *