LAJME PLUS

Tmerr, (E enjte) – Nga 10 e mengjesit deri ne 6 pa rryme do te mbesin keto qytete te Kosoves

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 26 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës.

Ndërprerjet do të prekin pjesë të Prishtinës, Pejës, Istogut, Shtimes, Mitrovicës, Rahovecit, Gjakovës dhe Vitisë, për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes së linjave dhe realizimit të projekteve investive.

Në Prishtinë, ndërprerje të shkurtra janë paralajmëruar nga ora 11:00 deri në 11:15 dhe nga 15:45 deri në 16:00, duke përfshirë pjesë të rrugëve Agim Ramadani, Anton Çetta, Ali Pashë Tepelena, Arkitekt Karl Gega, Shaban Polluzha, Gustav Majer, Rrustem Statovci dhe lagjen e Muhaxherëve. Ndërkohë, disa konsumatorë në rrugët Nëna Terezë dhe Tringë Smajli do të mbeten pa energji nga ora 11:00 deri në 16:00.

Ndërprerje të tjera në kryeqytet janë planifikuar nga ora 10:00 deri në 10:30 dhe nga 15:15 deri në 15:45, në pjesë të lagjes Mati 1 dhe rrugëve Muharrem Fejza, Ndue Përlleshi, Ahmet Koronica, Kerem Levton, Beçir Kastrati dhe Ukshin Kovaçica. Në një pjesë të rrugës Afrim Zhitia, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:45. Punimet në Prishtinë lidhen me ndërrimin e kthineve elektrike.

Në Pejë , një ndërprerje është paraparë nga ora 10:30 deri në 11:00, në zonën Bekim Berisha, për shkak të shkyçjes së një konsumatori për borxh. Në Istog, nga ora 10:00 deri në 11:00, pritet të preken Vrella, Stupa, Studenica, Lubozhda, Kamenica, Istogu i Vogël, Cerrca dhe disa zona të tjera përreth. Sipas KEDS-it, ndërprerja lidhet me rikyçjen e një konsumatori në tension të mesëm.

Në komunën e Shtimes, nga ora 14:00 deri në 16:00, pa energji do të mbeten zonat Slivovë, Lloshkobare, Llojzë, Koshare, Gllavicë dhe Dramjak, për shkak të punimeve nga një palë e tretë. Në rajonin e Mitrovicës, ndërprerjet janë paraparë nga ora 10:00 deri në 15:00 në Rashan, Tersten dhe Bajgorë, ku do të realizohet pastrimi i trasesë së rrjetit elektrik.

Në Rahovec , nga ora 10:00 deri në 15:00, ndërprerjet do të prekin Opterushën, Nagavcin, Hoçën e Vogël, Hoçën e Madhe, Celinën dhe Brestocin. Në Gjakovë, energjia do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në 18:00 në zonat Qerim dhe Fehmi Agani, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit investiv Feeder 2.

Ndërkohë, në komunën e Vitisë, nga ora 10:00 deri në 15:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten pjesë të Beguncës dhe Lubishtës, për shkak të pastrimit të trasesë. KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara për realizimin e punimeve të nevojshme në rrjetin elektrik, ndërsa oraret dhe zonat e prekura janë përcaktuar sipas daljeve përkatëse të furnizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *