POLITIKATË FUNDIT

Thirrje: Votoni Kurtin sepse ai dhe LVV janë projekt kombëtar

Albin Kurti dhe LVV nuk janë dhe nuk erdhën rastësisht aty ku janë sot. Vetë fakti se ai votohet nga shumica në Kosovë tregon se Kurti është një projekt kombëtar si domosdoshmëri kombëtare.

Kurti dhe LVV sot mbështeten edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA-të dhe aleatët besnikë të Kosovës, sepse Kurti është në shërbim të çështjes kombëtare të Kosovës.

Kurti, politika e tij dhe LVV janë sot projekt kombëtar, ashtu siç ishte Rugova dhe UÇK-ja.

Kurti sot është politikani shqiptar më proamerikan sepse SHBA-të duan dhe mbështesin politikën dhe politikanin Kurti, pasi Kurti është i pakorruptueshëm, ndërsa korrupsioni është dhe përbën kërcënimin më të madh për demokracinë dhe shtetin ligjor, si dhe kërcënim për shtetin, pavarësinë dhe sovranitetin e tij.

Kurti është proamerikan sepse punon dhe i është përkushtuar forcimit të ushtrisë së Kosovës, forcimit dhe modernizimit të saj, si dhe pajisjes me armë moderne.

SHBA-të mbështesin Kurtin dhe Kurti është me SHBA-të sepse SHBA-të duan një politikë dhe politikan në Kosovë i cili për çështjen kombëtare dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të shtetit të Kosovës është i pathyeshëm. LVV dhe Kurti punojnë për ndërtimin e demokracisë, të drejtësisë dhe të shtetit ligjor, dhe prandaj duhet votuar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *