Thirrje: T’i mbështesim protestat: “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” – këto kauza për triumfin e kombit
Shqiptarë, mos rrini indiferentë, sepse askujt në botë nuk i intereson më shumë se vetë shqiptarëve që Shqipëria të ndryshojë. Askush, sado mik që ta kemi, nuk i ndien aq shumë hallet, problemet dhe të drejtat tona. Prandaj, t’i lëmë mënjanë gjërat e vogla që na ndajnë dhe të realizojmë ato për të cilat rinia patriotike sot po proteston dhe po kërkon. Shqiptarët kanë shansin e madh për ndryshim. Ky ndryshim vjen nëse protestat e rinisë shqiptare mbështeten fuqishëm edhe nga qytetarët, shoqatat, shoqëria civile dhe, sidomos, studentët.
Shqiptarë, braktisni egoizmin, xhelozinë dhe inatet, respektoni njëri-tjetrin, jini besnikë dhe besoni sinqerisht te njëri-tjetri, sepse vetëm kështu forcohet uniteti, i cili është vendimtar për të realizuar të drejtën tonë kombëtare, Shqipërinë etnike, demokracinë dhe progresin.
Kauzat e protestave: “Shqipëri etnike”, “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” janë kauza për triumfin e kombit. Ato janë protesta patriotike, thellësisht kombëtare dhe një domosdoshmëri zhvillimore, jetike dhe progresive për kombin tonë.
Çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur. Sot, zgjidhjen e saj, pra Shqipërinë etnike, po e kërkojnë protestat rinore që nga muaji qershor 2026 në Tiranë. Këto protesta kërkojnë ndarjen përfundimtare nga politika e vjetër, e cila kurrë nuk e ka pasur në agjendën e saj Çështjen Kombëtare. Pra, duhet t’i jepet fund tranzicionit dhe të ndërtohen demokracia dhe shteti ligjor.
Kundër këtyre protestave patriotike dhe demokratike të rinisë dhe shoqërisë shqiptare është e gjithë elita e vjetër politike, intelektuale dhe mediatike. Kundër këtyre protestave janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia politike, përfaqësuesit e së cilës, për interesat e tyre, kanë bërë pazare me trojet dhe territoret shqiptare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
KËTO JANË KAUZAT E PROTESTAVE RINORE DHE PATRIOTIKE.
Në më shumë se njëqind vjet pavarësi të Shqipërisë, politikës së Tiranës nuk i ka interesuar seriozisht Çështja Kombëtare Shqiptare, as Kosova, as Çamëria, as shqiptarët e Maqedonisë dhe as ata të Malit të Zi, por vetëm interesat personale të atyre që e kanë sunduar Shqipërinë. E njëjta gjë vazhdon edhe sot, kur shteti shqiptar i paskomunizmit nuk ka bërë asgjë për të drejtat e popullsisë çame dhe as për ato të shqiptarëve të Maqedonisë. Por, çuditërisht, sidomos gjatë këtyre 14 viteve të qeverisjes socialiste, qeverisë së Tiranës, me kryeministër Edi Ramën, më shumë i kanë interesuar marrëdhëniet e tij vëllazërore me presidentin serb sesa marrëdhëniet me Kosovën.
Jo vetëm që politikës së Tiranës nuk i intereson Çështja e Çamërisë, por ajo madje nuk ka miratuar as një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ushtruar në vitet 1998–1999.
Në Shqipëri, populli patriot dhe mençuria e tij janë shumë hapa përpara politikës, mediave dhe intelektualëve, duke qenë pakrahasimisht më të avancuar se ata.
Protestat në Shqipëri, të mbështetura nga të rinjtë, studentët dhe qytetarët, kanë në thelb interesin kombëtar. Në radhë të parë kanë Shqipërinë dhe shqiptarizmin. Kjo protestë, që ka marrë jehonë dhe përfshirje gjithëshqiptare në trojet dhe atdheun e shqiptarëve, në të gjithë diasporën shqiptare kudo në botë, si dhe jehonë ndërkombëtare, po i tregon Evropës dhe botës se askush nuk mund t'i pengojë shqiptarët në rrugën drejt bashkimit kombëtar.
Në Tiranë po mbahet prej ditësh protesta më e madhe patriotike gjithëkombëtare, për triumfin e kombit, për bashkimin kombëtar dhe për Shqipërinë etnike. Po protestohet kundër elitës së vjetër politike. Protestojnë rinia dhe elita patriotike e qytetare, të cilat po i përgjigjen kombit dhe atdheut.
Për herë të parë në Shqipëri kemi një ndërgjegjësim dhe zgjim kombëtar për domosdoshmërinë jetike të unitetit kombëtar. Shpresoj që ky proces të triumfojë, të mos manipulohet dhe të mos dështojë, sepse kjo do të ishte në dëm të popullit dhe të interesit kombëtar.
Më shqetëson fakti që, edhe pas katër muajsh protestash, ende nuk është finalizuar procesi dhe nuk ka dalë një forcë e re politike që të marrë përsipër politikisht kauzat e protestave rinore dhe patriotike.
Prandaj lindin dyshime për dy çështje: së pari, nëse në këto protesta mund të kenë depërtuar mercenarë dhe agjentë të politikës së vjetër, të cilët duan ta përçajnë protestën; së dyti, nëse brenda protestës ka shumë fraksione, siç e kanë zakon shqiptarët, të cilët krijojnë grupe, klane dhe fraksione politike në parti para se të themelojnë vetë partinë.
Nevojitet një forcë e re politike, për një “POLITIKË TË RE”, që në krye të saj të mos ketë fytyra “të reja” të infektuara nga politika e vjetër. Nuk nevojitet një revolucion që përmbys gjithçka, sepse kur pretendohet se mund të zgjidhen të gjitha problemet dhe gjithçka premtohet, zakonisht nuk realizohet asgjë e madhe.
Kauza duhet të jetë: “FUND TRANZICIONIT”, “SHQIPËRI ETNIKE” DHE “POLITIKË E RE” PËR “TRIUMFIN E KOMBIT”.
Është për t'u habitur fakti se ka aq shumë televizione, gazeta dhe portale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe, pavarësisht kësaj, pothuajse asnjëra nuk i paraqet siç duhet këto protesta patriotike për Shqipërinë etnike.
Pavarësisht se të rinjtë dhe qytetarët i ftojnë në protesta gazetarët, shkrimtarët, artistët dhe profesorët, mjerisht, edhe pas më shumë se katër muajsh protestash, mercenarizmi dhe servilizmi mediatik e intelektual ende nuk po i mbështesin ato. Ka deri edhe profesorë servilë që nuk e “tradhtojnë” as pushtetin e sotëm socialist dhe as pseudopatriotizmin politik të opozitës. Ata nuk e tradhtojnë as korrupsionin politik, as shërbimin e tyre intelektual në favor të korrupsionit. Nuk e mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe nuk e denoncojnë tradhtinë politike. Madje, për turpin dhe mjerimin e shumë prej tyre, janë bashkuar dhe përhapin thashetheme e shpifje, ashtu si qeveria, politika dhe mediat e shitura, kundër kësaj lëvizjeje patriotike dhe të ndryshimit.
Për herë të parë në Shqipëri kemi protesta kaq të fuqishme, të cilat kanë si kauzë patriotizmin, kombëtarizmin dhe vendosjen e Shqipërisë dhe të interesit kombëtar në radhë të parë. Ato kanë në fokus interesin gjithëkombëtar, pa flamuj partiakë shumëngjyrësh, por me flamurin kombëtar shqiptar, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë etnike.
Rinia dhe qytetaria shqiptare po shkruajnë histori dhe po bëjnë epokë.
Intelektualë, mos vononi, por guxoni për të mirën e interesit gjithëkombëtar, sepse ne po ua shënojmë turpin e indiferentizmit tuaj.
ZGJOHUNI, SHQIPTARË, SEPSE ÇAMËRIA, TOKA SHQIPTARE ÇAME, PO NA THËRRET NE SHQIPTARËVE KUDO QË JEMI! ÇAMËRIA, ATDHEU I TË GJITHË SHQIPTARËVE, PO THËRRET BIJTË DHE BIJAT E SAJ. SHQIPTARËT E KANË DETYRË DHE I KANË BORXH TË MADH BASHKËATDHETARËVE TË ÇAMËRISË HEROIKE, E CILA U PËRSEKUTUA, U PËRNDOQ, U DOGJ, U VRA DHE NGA SË CILËS SHQIPTARËT, BIJTË DHE BIJAT E SAJ, U DËBUAN NGA TROJET E VETA VETËM PËR NJË “FAJ”: VETËM SEPSE ÇAMËT JANË SHQIPTARË.
Është turp për politikën dhe qeverinë shqiptare që heshtin, qëndrojnë indiferente dhe lejuan që në Derviçan, në krahinën e Gjirokastrës, të nderohet figura e kryekriminelit grek Napoleon Zerva, i cili kreu gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1943, 1944 dhe mars 1945. Ai vrau, theri dhe dogji në furra gra e fëmijë çamë. Dëboi me dhunë të gjithë çamët myslimanë të Çamërisë nga vendi i tyre autokton dhe greqizoi çamët ortodoksë.
Shqipëria hesht kur Greqia ende mban në fuqi Ligjin e Luftës dhe nuk kërkon as minimumin për çamët, që ata të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre. Nuk bën as minimumin për rikthimin e të drejtave të tyre pronësore dhe nuk reagon as kur Greqia kërcënon sovranitetin e vetë Shqipërisë, përmes shovinizmit grek, i cili nuk e ka ndryshuar aspak natyrën e tij barbare të urrejtjes dhe shqiptarofobisë.
Çamëria ishte fortesa që pengoi synimet dhe qëllimet shoviniste e gjenocidale për të asimiluar dhe asgjësuar edhe Shqipërinë londineze, në aleancë me Serbo-Rusinë.
Rinia në Shqipëri u bën thirrje shqiptarëve kudo në trojet e tyre, në të dy shtetet shqiptare, shqiptarëve të Preshevës, të Çamërisë e të Maqedonisë, si dhe diasporës, që t'i bashkohen kësaj lëvizjeje patriotike, sepse tashmë kërkohet pashmangshmërisht zgjidhja e Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe bashkimi i Shqipërisë etnike.
Deklarata se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren rikthen në vëmendje pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe ngre pikëpyetje serioze për përkushtimin e Beogradit ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve. Deklarata…
Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpesh mburret me frazën e tij “Kam sjellë miq për Shqipërinë”! Këtë frazë ai e përdor për të evokuar dy elementë: – Së pari, për të treguar se përmes…
Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton qartë se: „Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.“ Megjithatë, praktika politike e viteve të fundit…
Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa “azganëve” të OVL–ve (Gucati) si dhe disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se nëse dënohen nga ana e Dhomave Speciale të…
“Jepuni shpresë”. Kjo është këshilla e Linda Liukas, shkrimtare finlandeze, për edukimin digjital të fëmijëve në Kosovë. Në një kohë kur teknologjia dhe zhvillimet e saj, për gjeneratat e reja, në…
Bashkimi i partive politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të 25 tetorit 2026, e ka rikthyer në qendër të debatit publik një…
Pa shqiptarët nuk ka stabilitet të qëndrueshëm, demokraci funksionale dhe integrim të sigurt evropian. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet duke i lënë shqiptarët në margjinat e vendimmarrjes, as e ardhmja e saj nuk mund…
Në Shkupin e vjetër, ku shteti nuk ndërtohet me ekonomi e rrugë, por me përralla e mitologji, kryeministri Hristijan Mickoski ka gjetur profesionin e tij të vërtetë: historian folklorik i shekullit të X-të. Është vërtet…
Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…
Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin,…
Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi! Pse bëri koketime me armikun më të…
Këtu arrijmë te thelbi. Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të fillojmë nga arsimi. Por jo nga fasada e arsimit. Jo nga numri i universiteteve. Jo nga numri i diplomave. Jo nga statistikat administrative. Jo nga ceremonitë. Jo nga…
„Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“ Vendi fenomenal në të cilin unë, së bashku me familjen time, jetoj dhe veproj që nga viti 1992, kur u përndoqëm politikisht nga regjimi fashist serbo-çetnik i Millosheviqit (e…
Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës. Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju…
Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe.Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare,…
Tani PDK-ja e mori pikërisht atë që nuk e dëshironte: lejen e Albin Kurtit për të rënë, e qetë dhe pa nxitim, në kurthin që ia kishte ngritur vetë Albinit. Prandaj i bëja thirrje Kurtit të mos e prishte. Ta linte…
Ana Roch, ish-presidente e Grand Conseil-it të Gjenevës në një intervistë për “Bota sot”, flet për lidhjen e saj të veçantë me Kosovën, kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe rëndësinë e…
Periudha nga 9 shkurti i vitit 2025 e deri më 6 tetor 2026 do të kujtohet në historinë e Kosovës si kohë krize institucionale e shkaktuar nga inatet politike dhe personale politikanëve të saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar nuk prodhuan…
Bota po hyn në një periudhë të ndryshimeve të thella strategjike. Rendi ndërkombëtar, i cili për dekada u mbështet në një ekuilibër të caktuar të fuqive, në aleanca tradicionale dhe në institucione…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, “Bota sot” sjell një intervistë me kandidaten e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, e cila vjen nga Sanxhaku. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk është vetëm një angazhim personal, por një…
Demonstratat e ditëve të fundit kundër vendimeve të Gjykatës Speciale duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë sesa të na shtyjnë drejt zemërimit. Sepse, pavarësisht bindjeve tona për Gjykatën Speciale dhe…
Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes…
Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i kryebajraktarëve tw partive politike dhe i disa deputetëve. Kjo është zgjidhja e cila pamundëson kriza. Pse nuk interesohet politika kosovare…
Zgjedhja e Presidentes dhe proceset për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, e shpërfaqën sërish rrezikun e tregtimit të institucioneve për interesa të ngushta. Kur karrigia e kryetarit të…
E humbët rastin të ngriheni në nivelin e duhur, por jeni aq naivë saqë do t’i kushtojë votuesit të ndershëm të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës. E humbët hapin me fajin tuaj, duke rënë në mënyrë drastike…
Më në fund, Kuvendi i Kosovës bëri atë që duhej të kishte bërë prej kohësh: zgjodhi Presidenten e Republikës. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me këtë votim, Kosova shmangu një tjetër përplasje institucionale dhe…
Nga Atifete Jahjaga te Vjosa Osmani dhe tash te Justina Shiroka-Pula, Kosova po shkruan një kapitull të ri në historinë e saj institucionale. Kosova po përjeton një moment me peshë të veçantë në historinë e shtetndërtimit….
Gjithçka fillon me ambicien politike të një shteti për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ambicie shndërrohet më pas në një kërkesë zyrtare për anëtarësim. “Kërkesa formale për…
Me zgjedhjen e Justina Shiroka – Pula, Presidente e RK, mësimi nuk është që Shqipëria duhet të gjejë “një Justina tjetër”. Mësimi është shumë më i thjeshtë: Shqipëria duhet të ndërtojë…
Njerëzit janë qenie shoqërore, sepse jetojnë në grupe dhe varen nga njëri-tjetri për mbijetesën e tyre, dhe janë qenie natyrore sepse varen nga një ekosistem që nuk i përket askujt, dhe për këtë arsye u përket të…
Historia politike dhe shoqërore e shqiptarëve dëshmon se përçarja e brendshme nuk ka qenë vetëm pasojë e rrethanave të jashtme, por shpesh edhe produkt i rivaliteteve, ambicieve dhe konflikteve të brendshme. Në periudha kur shqiptarët…
Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhi i saj për Shqipërinë nuk duhet të trajtohen si një tjetër episod diplomatik. Ato janë një sinjal politik: Evropa është më afër, por…
Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё tё pёrkushuar dhe frymёzues…
kur nisi të qarkullonte emri i tij si ambasador i mundshëm në Shqipëri dhe, më masivisht e më fort, pas kalimit në dy dhomat e Kongresit Amerikan dhe pas miratimit përfundimtar, në Shqipëri dhe në Diasporën tonë, kanë marrë…
Nuk duhet të fiksohemi te karakteri i udhëheqësve individualë por gjithashtu të marrim parasysh veprimet dhe retorikën e grupeve të politikanëve, nëpunësve civilë dhe figurave të tjera publike që shoqërohen me ta në nivele…
Nuk ka dilemë se një numër i mbeturinave të ashtuquajtur gazetarë, redaktorë e përfaqësues të disa mjeteve të informimit, mbrëmë, pas zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, e treguan fytyrën e…
Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…
Që nga 16 shtatori, pas aktgjykimit ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Kosova po kalon një nga ato situata kur një komb sprovohet jo vetëm nga ajo që i ndodh, por edhe nga mënyra se si zgjedh të reagojë ndaj problemit. Në…
Urime, zonja Presidente Justina Shiroka-Pula! Vendi ynë ka pasur vërtet nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të tillë, të cilën bota perëndimore e pranon dhe e nderon natyrshëm si pjesë të trupit…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit më 6 tetor 2026, shënon një moment të rëndësishëm për funksionimin institucional të shtetit. Me 81…
Sipas ideologjisë marksiste revolucionet monopolizohen. Ato u përkasin vetëm komunistëve. Po kështu luftërat, kryengritjet dhe çdo formë tjetër e revoltës popullore. Komunistët shqiptarë e privatizuan Luftën…
Urime Kosovës sonë të dashur, loçkës së shqiptarëve, për këtë kapitull të ri të rëndësishëm historik dhe politik! Zgjedhja e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, me profesionalizmin dhe bagazhin e saj të…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës shënon një moment të ri institucional për vendin. Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atë me 81 vota, duke i dhënë fund pasigurisë rreth zgjedhjes…
Kosova shmangu zgjedhjet e reja, PDK-ja siguroi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Albin Kurti siguroi votat për presidente. Por, pas kompromisit politik të natës së 6-7 tetorit, beteja më e vështirë sapo fillon: a…
Nëse udhëheqja e PDK-së do të ndiente vërtet dhimbje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, para së gjithash do të duhej t’i rendiste në mënyrë logjike prioritetet e veta politike dhe…
A e kapërceu Kosova sfidën e integrimeve euro-atlantike?!
Ana Roch për “Bota sot”: Kosova dhe Zvicra, dy vende që i bashkon diaspora, historia dhe e ardhmja
Kurthi i PDK-së në të cilin nuk ra Albin Kurti
Bota në prag të një rendi të ri: 2030-a si pikë kthese për sigurinë globale
Thirrje: T’i mbështesim protestat: “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” – këto kauza për triumfin e kombit
Kur injoranca veshet me drita dhe dija mbetet në errësirë
Çfarë do të ndodhte sikur zonja Justina Shiroka-Pula ta refuzonte ofertën për Presidente të Kosovës?
Prizreni në shënjestër të Daçiqit, retorika e vjetër serbe që rrezikon paqen në Ballkan
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja 44-vjeçare shprehet e hidhëruar për vitet kur thotë se nuk kishte lirinë të vendoste për…
Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në premierën e filmit “The…
