TË FUNDIT

Tërmet i fuqishëm tronditi Maqedoninë e Veriut

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara anembanë territorit tonë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, mëngjesin e sotëm në orën 08:47 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet në Republikën fqinje të Greqisë, 140 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4.0.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier në Manastir, Ohër dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Për nevojat e kërkimeve sizmologjike, nëse e keni ndier tërmetin, ju lutemi plotësoni pyetësorin për ndjeshmërinë e tërmetit, të disponueshëm në vegëzën :https://seismobsko.pmf.ukim.edu.mk/prasalnici ose telefononi në 112.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *