TË FUNDIT

28 Nëntori në Tiranë me protesta e përplasje – molotovë, gurë e gaz lotsjellës (LIVE)

Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” e që më pas janë zhvendosur para Kryeministrisë, kanë hedhur gurë dhe bomba molotovë në drejtim të policisë.

Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Sipas informacioneve zyrtare, tetë persona janë lënduar gjatë protestës së sotme.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se deri në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një polic, dy gazetarë, njëra prej tyre shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.

Studentët tash e sa muaj kanë protestuar vazhdimisht në Shqipëri. Protestat u nisën kundër një projekti në Zvërnec e u masivizuan me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Javëve të fundit situata është më e qetë, pas disa ditësh tensionesh.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *