Tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmojë me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur, pas një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 17:39, ndërsa i dyshuari është mashkull kosovar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka tentuar ta sulmojë me thikë viktimën, mashkull kosovar, si dhe djalin e tij të mitur.
Pas ndërhyrjes së organeve të rendit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nga ai është konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura në raportin policor. /Telegrafi/
