Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
Një person është identifikuar si i dyshuar dhe një armë zjarri është sekuestruar pas të shtënave me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më 12 tetor 2026, rreth orës 18:30.
Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka siguruar prova relevante dhe ka identifikuar të dyshuarin, E. B., 22 vjeç.
Gjatë veprimeve policore, është sekuestruar një pistoletë me karikator, si dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, lidhur me rastin janë iniciuar procedura për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit nga organet e rendit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
