Të rinjtë në Prrenjas ndalin kamionin me targa serbe dhe e mbulojnë me flamurin kombëtar
Disa të rinj në Prrenjas të Shqipërisë kanë ndaluar një kamion me targa serbe dhe e kanë mbuluar atë me flamurin kombëtar shqiptar.
Pamjet e këtij momenti janë bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe arsyen e ndalimit të kamionit.
Nuk dihet nëse rasti është raportuar te autoritetet përkatëse.
