Të moshuarit e huaj u mashtruan nga Call Center-i në Kosovë, nis përballja me të akuzuarit
Disa të moshuar që kanë humbur mijëra para nga një mashtrim që u është bërë nga një Call Center nga Kosova, kanë dalur sot para Ggykatës për t’u përballur me ata që ua morën qindra-mijëra euro nga skema fiktive mashtruese.
Të akuzuar në këtë rast janë: Naser Smajli, Enuarta Smajli, Daip Beqiri, Arbenita Jetullahu, Gylsere Sojeva, Muhamet Dragobuzhda, Kushtrim Sojeva dhe Blerim Qerimi.
Të akuzuarit i kanë bindur disa të moshuar të huaj të investojnë para kinse në një kompani investimi në platformën “Option888”. Të moshuarit u bindën se investimet janë rritur, por kur tentuan të nxirrnin paratë, doli në pah edhe skema e mashtrimit.
Shumat e përfitimit janë të mëdha. Në një rast janë tërhequr 96 mijë euro, ndërsa në një rast tjetër plot 216 mijë euro. Në një rast tjetër, Enuarta Smajli ka përfituar 498 mijë euro, ndërsa Daip Beqiri 104 mijë euro.
