TË FUNDIT

“Kutia e Pandorës” në sëndukun e një krijueseje

ILINKA DIMASHI, me profesion ka qenë MJEKE PEDIATRE dhe tani është në pension. Sado në pension, ajo nuk është si ujë i ndenjur. Përkundrazi, ajo e shfrytëzon kohën racionalisht. Shkruan poezi edhe prozë dhe, siç pohon vetë: “Këto që lexoni në këtë libër (libri i parë i saj, ‘Kohë pa celuar në mes’), janë veç disa. Ndaj dhe unë, metaforikisht, them: – U hap ‘Kutia e Pandorës’”. Ma dhuroi librin e porsadalë dhe, unë, pasi e lexova, po shkruaj përshtypjet e mia për librin. Libri ka rreth 20 poezi dhe 10 skica letrare: që të gjitha mbresa e kujtime nga jeta e saj, gati 80-vjeçare.

Në vështrim të përgjithshëm, me autoren ka ndodhur ajo që thotë NOBELISTJA FRANCEZE ANNIE ERNAUX: “Të kesh jetuar diçka, çfarëdo qoftë ajo, të jep të drejtën për ta shkruar atë.” Jo vetëm që shkruan, por herë shprehet me poezi dhe herë me prozë. Brenda shpotive, ILINKA DIMASHI ka “kapërcyer ylberin” dhe më kujton IS BOLETININ me dy kobure. “Çdo libër, – thotë CARLOS RUIS ZABAN, – ka shpirtin e njeriut që e ka shkruar dhe atij që e lexon dhe ëndërron me të”. Duke e pasur hobi të shkruarit (ajo ka një sënduk plot), sipas PHYLLIS McGINLEY, e mban larg plogështinë. Ndaj është vitale dhe plot optimizëm.

Si në prozë dhe në poezi, ajo jo vetëm është e përpiktë, por plot mbresa që të induktohen edhe ty si lexues. “Përpiquni të shkruani mbi ato që keni provuar vetë në jetë, por pa fshehur asgjë, sepse librat më të mirë, që janë shkruar deri sot, janë pikërisht librat biografikë”. Kjo porosi e FAN NOLIT është deviza që u rri gjithë shkrimeve, si në prozë e poezi.

Tek i shoh poezitë një për një, bindem në ato që thonë MJESHTËRIT E MËDHENJ të kësaj GJINIE LETRARE: “Poezia, para së gjithash, është art. Një libër me poezi është libër formimi”, thotë LASGUSHI. LORENC FALINGER: “Poezia është grafit i përjetshëm i shkruar në zemrën e gjithkujt.” Poezitë e ILINKA DIMASHIT janë relaksuese dhe, do apo nuk do, ti si lexues, futesh mes këtyre mbresave dhe mendon sikur edhe ti mund të shkruash si ajo. E dini pse ndodh kështu? Se poezitë e saj janë shkruar me një stil të thjeshtë, plotësisht të lexueshëm nga çdo “stomak lexuesish” dhe besoj se jam brenda të së vërtetës, kur them se secili, duke parë poezinë, vërtitet t'i ngjasojë. “Qartësia dhe thjeshtësia në shkrime është vlerë intelektuale”, thotë RALFE WALDO EMERSON. Kur vjen puna për stilin, dihet kritika e NIÇES kundër HEGELIT e KANTIT: “Kanë stil akademik dhe sikur shkruajnë për veten e tyre. Ja, sikur bëjnë ‘sfllatë’ para lexuesit”. “Fëmijëria”, “Bulevardi i Tiranës”, “Nuk të pranoj”, “Shokët e gjimnazit” dhe, edhe tek ndonjë poezi tjetër, secili prej lexuesve sikur gjen dhe veten. Natyrisht, aty ka dhe përjetime krejt intime që veç ta shtojnë simpatinë për autoren. Po të qëndrojmë tek poezia “Fëmijëria”, secili, përmjet rreshtave, kujton fëmijërinë e vet: me dëshirat (të realizuara, të parealizuara) dhe plot pasazhe të tjera. Poeti, shkrimtari dhe publicisti i madh francez e fillon kështu poezinë për fëmijërinë: “Fëmijëria, më erdhi dhe më mori për dore…” Një tjetër poet i drejtohet të dashurës: “Erdhi fëmijëria dhe a të kujtohet, kur shkuam të zinim zogj me lak…!” Dhe fëmijëria e POETES ILINKA DIMASHI është gjithë fëmijëria e brezit të saj (fill pas çlirimit) dhe kushdo gjen fëmijërinë e tij. E di që do të thoni: – Po si e quan poete dhe shkrimtare, kur vetëm këtë libër ka botuar?

E kam gjetur “mbrojtjen” tek një poet e shkrimtar rumun (të më falin për emrin, se kujtesa po më lë në baltë), i cili thotë: “Po botove një libër, po mbolle një pemë dhe, po bëre, një fëmijë”, atëherë je poet dhe shkrimtar. Të tri këto atribute i ka poetja dhe shkrimtarja, ILINKA DIMASHI. Pemë jo një, po me duzina në “aksionet” e asaj kohe; fëmijë i ka dhe t'i rrojnë nga një shekull dhe, sa për librat, do të shihni së afërmi me libër tjetër; tjetër se, si mjeke që është, ajo e di: “Oreksi vjen duke ngrënë”. Siç vë re, duke e ndjekur në fcb-në e saj, ajo ka “sindromën” e asaj që, me kohë, e ka thënë GËTE: “Është mirë, që çdo ditë, të dëgjojmë një këngë të bukur, të shohim një pikturë të bukur apo të lexojnë një poezi të bukur”. Pikërisht, atje në sënduk (nuset e dikurshme në to ruanin pajat e qendizmat e tyre) është “Kutia e Pandorës” dhe ajo veç i shton dhe i freskon shkrimet e saj, në prozë e poezi. Nuk po qëndroj tek poezitë e tjera që kanë intimitete që, tek i ndajnë me të tjerët, tregojnë emancipim e qytetari.

Kur lexoj tregimet e autores, më vjen ndërmend ajo që ka thënë FROJDI: “Të shkruarit është një shkarkesë, një çlirim që sikur të shtypë, të çon peshë, të entuziazmon, të mahnit”. Befasia në ndonjë prej tregimeve të saj është se ti, si lexues, jo vetëm informohesh, por dhe të formon. Unë jam gati 85-vjeç dhe kam dëgjuar për “Levën e Arkimedit”, por paska dhe “Rëra e Arkimedit”. Tregimet, vërtet janë mbresa e përjetime të autores, por të vijnë pranë dhe ty me “Shtatorët nëpër vite” dhe, po ta lexosh me kujdes, nuk janë vetëm të saj, por dhe të kujtdo që ka shkuar nëpër shkolla apo në auditorë universitetesh. Kur lexon “Shtëpia ime”, të kujtohet ajo thënia proverbiale e popullit: “O shtëpi, o shtëpi! Të kem një varr si ti!”

Në të gjitha tregimet, ajo është vetvetja. Ajo sikur plotëson një nga kushtet që “Çdo shkrimtar nuk duhet të ngutet që të shkruajë për ndjenja që nuk i ka provuar vetë, se, në fund të fundit, çdo krijues përjeton vetveten e vet. Kur e pyetën autorin e romanit ‘Madamë Bovari’: ‘Zotëri, kush është Madamë Bovari?’, dhe ai, pa u menduar dy herë, tha: ‘Po. Unë jam dhe askush tjetër’”. Në këto tregime gëlon jetë, në kohë të ndryshme: aty gjen dashuri për gjyshërit, për prindërit, për miqtë që, tani në tranzicion, janë ndjenja që, për fat të keq, po humbin fare. Ka pastaj intimitete, si: “Dasma”; “Rrengu” apo dhe ndonjë tjetër. Në vështrim të përgjithshëm, këto tregime, po të hidheshin në “disteka të veçanta” dhe, po t'i futësh në një kaleidoskop, atëherë shikoji ato me nge dhe ke për t'u shkrirë së qeshuri (tek “Rrengu” apo “Dasma”), por dhe ndonjë lot brenge, si për “bahçen e bilbilave”, për atë gjyshin tek ajo “bahçeja e vogël ku s'hynte njeri”; për Vangjel Pooçarin apo për “Dy ILINKAT”.

Dhe, duke e mbyllur: “Suksese librit dhe gati tjetrën!” Krijimtari të mbarë e të bardhë!

Në Shqipëri sipas statistikave jetojnë 2.4 milion banorë, ndërsa në Kosovë 1.6 milionë. Në total po pranojmë se në të dy vendet tona jetojnë 4 milionë shqiptarë. Po të marrim parasysh edhe numrin e shqiptarëve…

Në natyrë ekziston kameleoni – një krijesë që për hir të mbijetesës së çastit ndërron ngjyrën dhe lëkurën sa herë ndryshon mjedisi rreth tij. Ai nuk ka një pamje të vetën të përhershme;…

Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë ku rezultatet ushtarake nuk mund të vlerësohen të ndara nga pasojat ekonomike, politike dhe strategjike për tërë Evropën. Rifillimi i kontakteve negociuese ndërmjet Moskës dhe Kievit, me…

Përkundrazi, pikërisht atëherë fillon prova e saj më e rëndësishme: mënyra se si ushtrohet pushteti, si respektohen institucionet, si mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe sa përgjegjësi mbajnë ata që janë zgjedhur për…

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, gjatë një muaji në Kosovë ndodhin mesatarisht rreth 150 shkurorëzime ndërmjet bashkëshortëve. Ky fenomen, gjithnjë e më shumë,…

“Xhafer Deva nuk blihet me para, se është i pasur. Deva është armiku ynë i përbetuar. Deva duhet vrarë”. Kështu thoshin çetnikët dhe komunistët serbosllavë, të cilët kishin miq të përbetuar komunistët…

Tri ditë para samitit BE–Ballkani Perëndimor, që mbahet më 25 nëntor në Bruksel, dihet se Serbia nuk do të përfaqësohet nga ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq. Kryeministri i Kosovës,…

Kongresi i Manastirit përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të vetëdijes kombëtare shqiptare. Unifikimi i alfabetit nuk ishte vetëm një vendim gjuhësor, por një projekt qytetërues, arsimor dhe identitar, që…

Lista Studentore, që në zgjedhjet e 25 tetorit fitoi 140 nga 250 ulëset në Kuvendin e Serbisë, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit dhe se do t'i ndjekë…

Nesër, të dielën e 22 nëntorit 2026, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Manastir. Eshtë 118 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Rama ka zgjedhur të shkojë në qytetin e Manastirit me…

Qeveria e tanishme dhe pushtetarët duhet të tregojnë maturi dhe të mos bien në grackën e një gabimi të pariparueshëm politik, duke devijuar nga orientimi strategjik dhe europian i Republikës së Kosovës. Për lirinë dhe…

Liria është një nga vlerat më të larta të qytetërimit njerëzor. Ajo nuk është një dhuratë që pushteti ua jep njerëzve sipas dëshirës, as një privilegj që mund të gëzohet vetëm nga ata që…

Përfshirja në një projekt enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), si autor i zërave në fushën e Integrimeve Evropiane, përfaqëson një angazhim me rëndësi të veçantë…

Samiti trepalësh i presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, i mbajtur më 19 nëntor 2026 në qytetin Shenzhen të Kinës, përfaqëson një ngjarje me rëndësi të veçantë…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi publikisht presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Thirrja u bë të premten, më 20 nëntor, në një opinion në gazetën ukrainase “Kyiv…

Nga Prizreni e Prishtina, në Krujë, Tiranë, Lezhë e Peshkopi, nga Shkupi, Dibra e Kërçova, deri në Gjakovë, Gjilan, Preshevë, Tuz e Ulqin, e më tej në sheshet e Evropës dhe përtej oqeanit në Amerikë, figura e Gjergj…

Në psikologjinë politike shqiptare ekziston një fenomen tejet i çuditshëm: Sa më pak guxim të ketë një politikan shqiptar për të bërë diçka të dobishme për shoqërinë, shtetin dhe atdheun, aq më…

Në varrezat e Joshanicës, në prani të familjarëve, kolegëve, miqve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, dr. Xhafer Morinës, specialist i…

Rendi botëror po kalon një transformim të thellë strategjik. Rivaliteti ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Kinës po përcakton gjithnjë e më shumë drejtimin e politikës, ekonomisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Bota po…

Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të…

Familja Albani i kishte rrënjët në Arbëri, dhe disa prej pjesëtarëve të saj kishin qenë bashkëluftëtarë të afërt të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit të…

Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim e shtet ka rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen. Përndryshe, ai që nuk i zbaton, largohet, nëse nuk largohet vetë. Kështu ndodh edhe me lojërat e futbollit, dhe këtë duhet ta…

Duke përcjellë rastin e Jakup Kraniqit, nuk mund të mos ndiej shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si po trajtohet një çështje kaq delikate njerëzore. Ky rast më shtyn të shtroj disa pyetje, jo vetëm si qytetar, por mbi…

Natën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa energjia elektrike ndërpritej edhe në sallën e Kuvendit, 61 deputetë votuan masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me rrymë. Për 60 ditë, Kosova është zyrtarisht në…

Ligji që në tetor u votua me 88 vota, si përgjigje e Kuvendit ndaj dënimit të katërshes në Hagë, nuk do të hyjë në fuqi. Të enjten, më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së…

Universitetet shqiptare sot duhet t’i bëjnë vetes një pyetje thelbësore, a po prodhojnë dije, shkencë dhe intelektualë, apo thjesht po shtojnë numrin e njerëzve me tituj akademikë? Në disa universitete shqiptare, duket se kemi…

Sjellja politike e qeverisë së Mickoskit ndaj detyrimeve të BE-së është nënçmuese. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, del kundër kushteve të BE-së, duke i kërkuar asaj që, me përfshirjen e…

Në Beograd ndodhen arkiva që mbajnë dy përgjigje të rëndësishme për Kosovën. E para është se ku janë varrosur njerëzit që u zhdukën gjatë luftës. E dyta është nëse komisionerja evropiane që sot…

Ligji për Dhomat e Specializuara, që Kuvendi e kishte miratuar më 6 tetor me 88 vota, nuk e kaloi provën e dytë. Vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula mbeti në fuqi. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së kryetares së…

Zgjedhja e Aleksandar Čupićit në krye të Kuvendit Popullor të Serbisë, më 19 nëntor 2026, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në konfigurimin e ri politik të vendit. Për herë të parë pas një…

Takimi i parë në histori mes presidentëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë do të mbahet mend më shumë për fotografinë sesa për përmbajtjen. Pas rreth një ore e gjysmë bisedimesh pa këshilltarë në Kylin Villa…

Diktaturë do të thotë shfrytëzim i pakufishëm i fuqisë nga dikush, nga një grup individësh të veshur me pushtet shtetëror. Realisht, në Shqipëri, ky grup i fuqishëm janë politikanët, establishmenti politik i kriminalizuar…

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim në Parlamentin Evropian, pas skandalit me këngën me konotacione nacionaliste “Oj Kosovo, oj Kosovo”, duhet të largohet menjëherë nga ky post i lartë i BE-së. Në vlugun e angazhimeve për ta…

Sot Kuvendi i Kosovës pritet të rrëzojë vetonë e presidentes dhe ta shpallë Ligjin për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që vetë propozuesi i tij e pranon si të mangët. Është ligji që askush nuk e mbron…

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve raketore M142 HIMARS për Shqipërinë, në një paketë të vlerësuar në 210 milionë dollarë. Njoftimi për Kongresin mban datën 17 nëntor dhe nuk…

Katër ditë pranë familjes, pas një kohe të gjatë largësie, një takim i mbushur me lot gëzimi, mall dhe emocione të papërshkrueshme. Ka momente në jetë kur edhe fjalët më të bukura mbeten të vogla…

Deklaratat e fundit të Kremlinit tregojnë se Moska nuk synon ta kufizojë çështjen e Ukrainës vetëm në përfundimin e luftës, por kërkon edhe rishikimin e arkitekturës së sigurisë evropiane. Kjo është një…

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se një çerek shekulli, kanë mbetur të zhgënjyer dhe të frustruar nga subjektet politike, liderët dhe elita politike. Për më shumë se dy dekada, partitë tradicionale…

Kur do të shqyrtojë BE-ja “doktrinën antishqiptare” të Serbisë? Pse ia mbajnë zhagun Serbisë me këtë heshtje të vazhdueshme? Pse trumbetojnë përpara nesh dhe vetëvetes se sjelljet antishqiptare të Serbisë…

Kur një shtet i vogël kërkon njohje ndërkombëtare, ndërsa institucionet e tij më të larta politike dhe shkencore nuk e bëjnë të qartë peshën ndërkombëtare të përfaqësuesve të tyre, lind një pyetje…

Për më shumë se tri vjet, Millan Radoiçiq jetoi i lirë në Serbi, me pasaportë të sekuestruar dhe me detyrimin për t'u paraqitur në polici dy herë në muaj. Të martën, Gjykata e Lartë në Beograd urdhëroi…

Gjykata e Lartë në Beograd caktoi të martën paraburgim dhe urdhëroi shpalljen në kërkim të Millan Radoiçiqit, njeriut që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023….

Shqiptarët në Ballkan po kalojnë një periudhë të rëndësishme të transformimeve politike, shoqërore dhe gjeopolitike. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, qytetarët…

Republika në Shqipëri nuk është ligj e drejtësi për qytetarin, as për shtetin dhe as për publikun. Republika në Shqipëri është regjim ku fuqia, liria, arroganca, korrupsioni, paraja e tradhtia, zullumi e hajnia janë të drejta…

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiqin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë. Radoiçiqi, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL,…

Të ndërtosh një shtet demokratik nuk do të thotë thjesht të rrëzosh një sistem politik, të ndryshosh flamujt, simbolet, institucionet, ligjet apo emrat e drejtuesve. Këto janë vetëm shenjat e jashtme të një transformimi….

Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në vende të ndryshme, krijojnë një kontrast që nuk mund të kalohet në heshtje. Pikërisht kjo po ndodh sot me Kosovën. Në njërën anë, në Presidencën e…

FFK nuk e pëson keq nga UEFA, e pëson keq nga vetvetja

Pse Ballkani i Hapur ishte problematik për shtetet e rajonit?

Lidhja e gjakut dhe e historisë: Gjergj Kastrioti dhe Papa Klementi XI Albani

Rendi i ri botëror në formim: Fuqitë e mëdha, ambiciet e Turqisë dhe sfidat e sigurisë evropiane

"Kutia e Pandorës" në sëndukun e një krijueseje

Historia e Miroslav Filipoviqit!

Tragjeditë ajrore të vitit 1993! Dhimbja që nuk vjetrohet dhe heshtja e pakuptimtë e mediave

Çfarë Shqipërie dhe Kosove do kishim, nëse politika do punonte për rikthimin e emigrantëve në atdhe?!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Shaboozey, këngëtari që pushtoi listat me hitin "A Bar Song", është parë shumë i afërt me Ciara…

Taylor Swift ishte sërish në tribunat e stadiumit Arrowhead, por këtë herë me një veshje krejt të thjeshtë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *