POLITIKATË FUNDIT

Shiroka Pula dhe Siljanovska Davkova diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Maqedoni e Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Bërdo-Brioni që po mbahet në Ohër, Maqedoni e Veriut, zhvilloi takim bilateral me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes njoftoi se gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Shiroka Pula përshëndeti vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë derisa theksoi rëndësinë e përfundimit të procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe të përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *