TË FUNDIT

Sofja i shton presionin Shkupit: Kur do t’i fusni bullgarët në Kushtetutë?

Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit evropian. Gjatë takimit në Sofje me ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, shefja e diplomacisë bullgare, Velislava Petrova, ka kërkuar të dijë se kur Shkupi planifikon t’i zbatojë obligimet e marrëveshjes evropiane të vitit 2022, përfshirë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Petrova ka përsëritur mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por ka theksuar se përparimi drejt BE-së duhet të kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve të marra. Në takim është diskutuar edhe rasti i Iva Mihajlovës, për të cilën Sofja kërkon mundësimin e trajtimit të nevojshëm mjekësor. Dy ministrat janë pajtuar që komunikimi ndërmjet vendeve të vazhdojë edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *