Si arriti SNS-ja e Vuçiqit të marrë mijëra vota në fshatrat shqiptare të Preshevës?
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiqi, ka marrë gjithsej 2.170 vota në komunën e Preshevës.
Një numër i konsiderueshëm i tyre vjen nga fshatrat shqiptare, ku serbët janë pakicë ose mungojnë fare.
📍 Geraj – 199 vota 📍 Raincë – 153 vota 📍 Corroticë – 224 vota 📍 Miratoc – 228 vota 📍 Strezoc – 111 vota 📍 Çukarkë – 97 vota 📍 Tërrnavë – 35 vota 📍 Rahovicë – 176 vota
Natyrisht, këto nuk janë të vetmet vendvotime ku SNS-ja ka marrë vota. Edhe në fshatra të tjera ka siguruar vota, por në numër më të vogël. Megjithatë, këto janë vendvotimet ku rezultatet bien më shumë në sy.
Çfarë i shtyn qytetarët shqiptarë të votojnë për partinë e Vuçiqit, ndërkohë që në Preshevë vazhdojnë të diskutohen problemet e përfaqësimit, investimeve dhe pozitës së shqiptarëve?/Presheva.com
