TË FUNDIT

Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar me dy vjet burgim për shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Prishtinë, i cili ishte dënuar me dy vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë për veprën penale që lidhet me narkotikët.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 26 tetor nga Njësia e Urdhëresave e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

I arrestuari, me inicialet L. B., 28 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *