TË FUNDIT

Shtëpinë në Leposaviq e ktheu në laborator droge, Jezdimiroviq përballet me akuza në gjykatë

Paraditen e së premtes ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Goran Jezdimiroviqit, i cili dyshohet se e kishte shndërruar shtëpinë e tij në laborator për prodhimin e narkotikëve.

Aktakuza ndaj tij është ngritur nga Prokuroria e Kosovës, ndërsa sipas pretendimeve të prokurorisë, për qëllime të prodhimit të drogës ishin përdorur pesë dhoma të shtëpisë.

Në kuadër të rastit, kontrollet në shtëpinë e të dyshuarit janë kryer përgjatë dy ditëve.

Ndërkaq, Jezdimiroviq, i cili është shtetas serb, i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ndihet i pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *