Shqiptarët kudo, në mbështetje të kauzës së studentëve në Shqipëri
Kjo fundjavë, duhet të jetë dita "D" e realizimit të ndryshimeve në Shqipëri, jetësimit të kauzës së shenjtë të rinisë e të studentëve shqiptarë dhe ndarja përfundimtare e vendit nga neokomunizmi, akt të cilin e kanë detyrim moral dhe obligim njerëzor e patriotik ta mbështesin dhe ndihmojnë në të gjitha mënyrat, shqiptarët kudo në trojet tona etnike, diasporë dhe mërgatën tonë, që ta shpëtojnë rinin shqiptare nga keqtrajtimi i mëtejmë policor dhe nga veprimtaria e dyshimtë mafioze e Edvin Ramës, për tjetërsimin demografik e kombëtar të atdheut të shqiptarëve.
Në fakt qeveria e mykur e Edvin Kristaq Ramës kishte mbi 135 ditë në disponim për tu dakorduar e marrë vesh qetësisht me protestuesit paqësor dhe bërë ndryshimet e nevojshme të kërkuara në mënyrë njerëzore prej tyre, por ai i nënçmoi e përqeshi në format më të ulëta dhe injoroi fare ata, ndaj dhe ndodhi ky shpërthim i madh i mllefit të grumbulluar ndër vite, me fuqizimin e kërkesës për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit të një kryemafiozi që tash e sa kohë, po merr nëpër këmbë një popull të pafaj dhe qon drejt shpopullimit masiv nga shqiptarët tërë shtetin shqiptar.
Protesta është e drejt e garantuar e qytetarëve e cila nuk guxon të shfrytëzohet nga policia e Edvin Ramës për keqtrajtimin banditesk të shqiptarëve, por megjithëse demonstratat për dorëheqjen e parevokueshme të Edvin Kristaq Ramës, tash e sa kohë në Shqipëri po vazhdojnë, dhe bashkë me to vazhdon dhe keqtrajtimi i shqiptarëve, çuditërisht në Kosovë vijon të heshtet edhe më tej paturpësisht nga zyrtarët partiak dhe shtetëror.
Sot kudo në botën perëndimore Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku përflitet publikisht, se si Edvin Kristaq Rama, si në asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, për të siguruar përfitimet maksimale për vete nga shpëlarja e parave të pista në ndërtim e gradaçela, tendera, rrugë, karburante deri te industria ushqimore etj, ka favorizuar aq shumë bandat kriminale dhe narkomafinë, sa që ata tanimë kanë futur nën kontroll të gjithë shtetin shqiptar dhe e bëjnë vet edhe ligjin për çdo gjë, akt që ka nxitur frustërim e pakënaqësi aq të thellë në shoqëri, sa që u shndërrua në shkak të patejkalueshëm edhe për shpërthimin e këtyre protestave masive të studentëve dhe rinisë në Shqipëri.
Protestat e zhvilluara pas një kohe kaq të gjatë, tanimë janë kthyer në kauzë për ndryshim, të cilën shqiptarët e të gjitha trojeve tona etnike e përkrahim fuqimisht, e mbështesin fort dhe do të qëndrojnë pa asnjë rezervë, në favor të realizimit të saj, deri në fund.
Shqipëria nuk është pronë private dhe as trashëgimi e dhuruar me “tapi” Edvin Ramës nga i ati Kristaqi-s, ndaj studentët dhe rinia protestuese në Shqipëri, përkundër jargëvitjeve të gërditshme të disa pseudo-intelektualëve, pseudo-politikanëve, e madje edhe neokomunistëve në Kosovë, se kinse shqiptarët jashtë kufijve londinez të shtetit shqiptar, nuk u dashka të përzihen në zhvillimet atje, nuk mund ta ndalojnë as kushtëzojnë mbështetjen e pakursyer të të gjithë shqiptarëve kudo janë, në trojet tona etnike dhe diasporë, që e përjetojnë në shpirt po aq rëndë të keqen, njëjtë si të rinjtë e të rejat dhe vëllezërit e motrat tona të cilët të detyruar nga halli, tash e sa kohë po protestojnë në Shqipëri.
Shqiptarët në Dardani dhe trojet tona tjera etnike, kanë arsye dhe të drejtë morale e njerëzore si dhe obligim kombëtar të bashkëndjejnë me studentët dhe rininë në Shqipëri-shtetin amë të të gjithë shqiptarëve, të përkrahin kërkesat e drejta studentore për dorëheqjen e Edvin Ramës dhe mbështesin kauzën për ndryshim të rinisë shqiptare atje, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke shprehur solidarizim praktik dhe organizuar protesta edhe në qytetet e vendbanimet e tyre, si dhe duke marr pjesë edhe fizikisht në protestat kombëtare në Shqipëri, përkrah vëllezërve e motrave tona shqiptare në përpjekjet për realizimin e kauzës së tyre dhe sjelljen e ndryshimeve të domosdoshme politike, për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe jetë të sigurt e dinjitoze të shqiptarëve në vendin e vet.
Është shumë interesant të shihet se si edhe në këto momente të vështira që po kalon shteti ynë amë-Shqipëria, edhe neokumunistët e Kosovës të cilët kërcënojnë Kosovën me grushtshtet, granata e bomba dore, derisa na flasin ditë e natë me shumë nostalgji romantike për vuajtjet e tyre të "stërmëdha" duke na shti në "gjynah" edhe me legjenda të padëgjuara dhe thurur vetes anekdota e elegji mitike për bëma të qëna e të paqëna, të njëjtit të hidhen me kaq kokëfortësi, në mbrojtje të një narkomafiozi në Shqipëri, si Edvin Kristaq Rama, i cili ua ka pru shpirtin te hunda shqiptarëve.
Protestat studentore për çlirimin e Shqipërisë nga kapja e narkomafisë më të rrezikshme në tërë Ballkanin Perëndimor, bandat e krimit të organizuar të shpërndara në gjithë botën, në grupe të mirëstrukturuara dhe veprimtari sistematike narkomafioze, përfshi veprimet edhe në vendet mike, si dhe një kryemafioz i tipit të karteleve latino-amerikane, cili pasi dëboi mbi 1 milion shqiptar nga Shqipëria, nuk hezitoi ta nxjerr në ankand publik edhe Shqipërinë, nuk guxon të përdhoset nga ata që çdo natë na flasin për vuajtjet e veta “mitike” në televizionet shqipfolëse me adresa në vendet fqinje, e kërcënojnë Kosovën me grushtshtet dhe bomba e granata lufte.
Ndërsa njerëzit të cilët me këtë rast, në asnjë mënyrë nuk duhet të përzihen dhe nuk guxojnë të marrin pjesë fizikisht në protestë, janë politikanët e opozitës, opozita e përçarë dhe e shkapërderdhur si mos më keq në Shqipëri, ka dështuar që me kohë, ndaj nuk duhet ti bëhet pengesë as ngarkesë protestës, ngase studentët dhe rinia shqiptare, janë në kërkim të ndryshimeve dhe jo të rikthimit të opozitës në pushtet.
Studentët dhe rinia në Shqipëri po dëshmojnë se duan udhëheqjen ndryshe të Shqipërisë, dëshirojnë një udhëheqje vërtetë demokratike, një klasë të re politike, forcë progresive prijëse dhe ndarjen përfundimtare nga kasta e vjetër e partive të dështuara neokomuniste.
Shqiptarët janë lodhur me pozitën dhe opozitën, ata duan reforma politike dhe forca të reja në krye të shtetit, kështu që nëse opozita shqiptare, vërtetë i dëshiron ndryshimet në Shqipëri, duhet tu bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjeje dhe partie, ti bashkohen protestës studentore, për realizimin sa më parë, me sa më pak vuajtje e peripeci dhe me sa më shumë sukses të kauzës së drejtë të rinisë shqiptare, pa dërgimin e sejmenëve të saj në mjediset e studentëve protestues, prania e të cilëve më tepër pengon dhe ngarkon, se sa e ndihmon protestën.
Ndaj me këtë rast u bëjë thirrje edhe njëherë të gjithë veprimtarëve shqiptar, organizatave civile e grupeve aktive në vend dhe gjithandej në mërgatë, që të solidarizohen me Rininë Protestuese në Shqipëri dhe të organizojnë marshe përkrahjeje e protesta mbështetëse kudo jetojnë e punojnë, në shenjë solidarizimi me vëllezërit e motrat protestuese shqiptare në Tiranë dhe sheshet e rrugët e të gjitha qyteteve të Shqipërisë, që po dëshmojnë në vepër se janë shpresa më e sinqertë e të ardhmes tonë dhe krenaria më e ndritshme e kombit shqiptar kudo.
Në letër, po. Në letër po, ka Bashkim Europian, si formalitet. Por si përmbajtje si veprim, si bashkim, nuk shoh se ka Bashkim Europian. Po, se në letër kemi BE. Fatmirlsisht, apo fatkeqësisht, letra po mban gjithçka që gjithkush shkruan….
Patriotizëm është besnikëri ndaj shtetit tënd, e jo ndaj qeverisë sate. Bëhu qytetar i mirë, e jo shërbëtor i verbër,ka shkruar Mark Tuen. Rinia shqiptare është vlerësuar shumë në çdo pikëpamje, sepse…
Intelektual të bën jo vetëm dija që ke, librat që ke shkruar dhe titujt akademikë që mban, por edhe qëndrimi yt kur shoqëria vuan. Intelektuali i vërtetë nuk hesht përballë padrejtësisë, nuk i shërben verbërisht…
Thënë troç, me kë je tani, me ata që rrahin apo me ata që rrihen? Kjo është pyetja më alarmante, sipas meje, mes alarmeve dhe sirenave të makinave të shumta të policisë, që shkarkojnë policë në rrugë, po…
E trishtueshme kjo pamje! Aty, te dera e Ministrisë së Arsimit, ju e prangosët dhe e kryqëzuat si Krishtin. E trishtueshme është edhe pamja jote, o polic mjeran, simbol i një pushteti që mendon se mund ta nënshtrojë dinjitetin njerëzor me…
Ngjarjet dhe pamjet që vijnë nga Shqipëria zgjojnë shqetësim të thellë qytetar dhe kërkojnë reflektim serioz mbi marrëdhëniet ndërmjet pushtetit, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë. Kur protestat studentore…
Më në fund, këto tre ditët e fundit sikur filluan dhe u zgjuan intelektualët, profesorët dhe akademikët shqiptarë,por për 135 ditë proteste ata nuk u dukën gjëkundi, por tani po duken këta “patriotë”…
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se sa here Shqipëria shkon drejt majës, atë e ndjek nga pas mallkimi. U përpoq të thotë se mallkimi është opozita. Ndërsa ai është „engjëlli“ i Shqipërisë. Por…
Një vend nuk ndërtohet duke heshtur rininë, por duke e dëgjuar atë. Shqipëria ka nevojë për institucione që japin llogari, për arsim cilësor dhe për një qeverisje që e vendos interesin publik mbi çdo interes…
Situatë e tmerrshme po përjeton shteti amë, Shqipëria! Pamjet që po vijnë nga Tirana janë tronditëse, të dhimbshme dhe të rënda për çdo shqiptar, kudo që jeton. Është e vështirë të qëndrosh i…
Më 16 tetor 1908 ka lindur ddiktatoori komunist Enver Hoxha, njeriu që do ta mbante Shqipërinë nën sundimin e tij diktatorial për afër gjysmë shekulli. Për kombin shqiptar, trashëgimia e tij nuk mund të ndahet nga burgjet, pushkatimet,…
A e mendon vërtet Edi Rama se është më i mençuri, më i zgjuari dhe më i afti, dhe se pa të Shqipëria dorëzohet, institucionet paralizohen dhe vendi nuk ecën përpara? Në një demokraci, askush nuk është i…
Edi Rama të shkoi në dreq të mallkuar me të gjithë ata “shqiptarët e të njëjtës ngjyrë” të cilët janë duke ia nxi jetën shtetit dhe kombit, ndërsa shqiptarët e vëmendshëm si gjithënjë,…
Shqipëria po zien. Kush garanton se nuk do të përsëritet e ´97. A mund të lejojmë që edhe njëherë të fillojmë nga zeroja. Ai që duhet të reflektonte dhe t´u përgjigjej kërkesave të popullit e rinisë, po…
Prej shumë vitesh, ashtu si mijëra publicistë e studiues të tjerë e si miliona qytetarë, kam pasur si bashkudhëtarë dyshimin dhe pyetjen nëse Marksi dhe Lenini ishin viktima të gabimeve subjektive në vizione dhe llogari të afërta e…
– Ah si nuk e kam një grusht të fuqishëm, / T’i bie m’u në zemër malit që s’bëzanë! Ky varg i fuqishëm nga Migjeni ynë, më erdhi ndërmend vetiu, ndërsa po ndiqja zhvillimet nga prostesta studentore e së…
Protesta është një e drejtë e qytetarit, por mënyra se si protestohet është dëshmi e kulturës, e ndërgjegjes dhe e pjekurisë së një shoqërie. Duke ndjekur nga televizioni zhvillimet e fundit politike, tensionet dhe protestat e…
Prej 4 ditësh, rinia studentore në Shqipëri po proteston fuqishëm, pas 135 ditësh proteste paqësore të rinisë dhe të elitës qytetare patriotike shqiptare. Por tashmë këto protesta janë shndërruar në mosbindje civile, pasi u…
Zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, në vjeshtën e vitit 2026, ofrojnë një mundësi të rëndësishme për të krahasuar dy modele të pushtetit, të cilat, megjithëse kanë dallime të dukshme historike,…
Presidentja përballet me një vendim që tejkalon dekretimin e një ligji: a do të mbizotërojë përgjegjësia kushtetuese apo pritshmëria e partive që e zgjodhën? Marrëveshja politike e 6 tetorit i dha Kosovës një presidente…
Duke i përcjellë me vëmendje protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, dhunën, tensionet dhe gjuhën e ashpër politike, më erdhi ndër mend thënia e njohur që i…
Shumë analistë politikë perëndimorë dhe vendas analizojnë skenarë të ndryshëm për mënyrën se si do të duket realiteti politik dhe shoqëror në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 25…
Universiteti shqiptar nuk po vuan vetëm nga kriza e dijes, por edhe nga uzurpimi politik i katedrave, ku militantizmi, bindja partiake dhe servilizmi po përpiqen të zëvendësojnë meritën, integritetin dhe lirinë akademike. Ka një tragjedi që nuk…
Gjendja e krijuar në Tiranë është tepër shqetësuese dhe kërkon reflektim serioz politik e qytetar. Pamjet e pasurisë publike dhe private duke u dëmtuar, të institucioneve duke u sulmuar dhe të pronës së përbashkët duke u…
Ajo që po ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri na dhemb të gjithëve, veçanërisht neve që jetojmë larg atdheut, por që e kemi Shqipërinë gjithmonë në zemër. Pamjet e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë,…
Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një hapësirë ku e kaluara historike, interesat gjeopolitike dhe projektet e papërfunduara shtetërore ndikojnë fuqishëm në politikën e së tashmes. Përkundër proceseve të integrimit…
Rinia, studentët dhe i gjithë kombi sot, më shumë se kurrë, duhet të protestojnë në emër të lirisë, patriotizmit, moralit, dinjitetit, drejtësisë, humanitetit dhe unitetit, si dhe të realizojnë porositë dhe amanetin e…
Unë jam vetëfm një shqiptaro-amerikan dhe nuk flas në emër të askujt. Por ndonëse në moshë, gjithnjë kam një zë si qytetar i lirë i këtij vendi të madh e demokratik, dhe si i tillë, atë zë do ta përdori,…
Tirana edhe sot është në flakë! Kështu shkruajnë shumica e medieve botërore! Është e dhimbshme kur sheh skenat me tymnaja nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar nga Prishtina, por, njëkohësisht, është edhe një lloj…
Shqipëria dhe Kosova janë të rraskapitura dhe të tradhtuara nga pabesitë e Ramës. Shqipëria nuk mund t’ia falë kurrsesi Ramës privatizimin e shtetit për veten dhe oligarkët e tij; njollosjen e imazhit të vendit me akuzat për…
Në një raport të ri të hetojmë se sa fort janë të ankoruar mbikëqyrësit demokratikë Kosovës. Ne hartojmë dobësitë ligjore, organizative dhe financiare të nëntëmbëdhjetë mbikëqyrësve…
Dëgjo Edi, pasi Zoti e shikoi videon tënde në Facebook, autorizoi Këshillin Hyjnor që nëpërmjet Lis Bukurocës, të përgjigjet në emër të tij. Ai tha: „Edi, të kam bërë të gjatë për…
O Shqipëri, tokë e ëndrrave të mëdha, e sakrificave të panumërta dhe e shpresave që brezat i kanë mbajtur gjallë edhe në ditët më të vështira. Pse duhet të të shohim përsëri të lënduar, me…
Shqipëria është më e madhe se çdo parti, më e rëndësishme se çdo mandat dhe më e çmuar se çdo pushtet! Partitë vijnë e ikin, mandatet fillojnë e mbarojnë, pushtetet ngrihen e bien, por Shqipëria dhe populli…
Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një shoqërie. Cilësia e tij përcakton jo vetëm nivelin e përgatitjes profesionale të brezave të rinj, por edhe aftësinë e një shteti për të zhvilluar…
Është pritur se do na gjej kjo ditë. Unë pas shumë përpjekjesh, kalkulimeve dhe netëve pa gjumë, e dhashë dorëheqjen. Po luftoi dhe mbetem me shpresë se tash e tutje do të emërohem si kryeministër. Ti miku im ende je në…
Natën e 6 me 7 tetor, pak pas betimit, Justina Shiroka Pula u tha qytetarëve se do të jetë presidente e të gjithëve. Ishte premtimi i duhur për një presidente të zgjedhur nga një marrëveshje e kontestuar. Një javë më vonë,…
Dje Tiranës iu vu flaka. Protestuesit, kryesisht studentë, duke parë se protesta e flamingove po dobësohej vazhdimisht, vendosën që të protestojnë ndryshe. Në kuptimin simbolik kryeqytetit iu vu flaka, sepse kudo që u shpërndanë…
Me 13 tetor 2026 filloi protesta e tretë e madhe studentore, pas asaj të parë të dhjetorit 1990 dhe asaj të dytës të vitit 2018. Të tria kanë si kauzë “Poshtë komunizmi”, demokracinë, “Shqipërinë etnike”,…
Edi Rama ka vetëm një mundësi të tregojë lidership. Duhet të dorëhiqet. Kombi i ndarë shqiptar, pas sulmit dinak të Speciales kundër UÇK-së dhe Kosovës, është në betejë me rëndësi dhe Edi Rama duhet…
Katedra universitare duhet të jetë tempulli i dijes, i mendimit të lirë dhe i kërkimit shkencor, jo një territor i mbyllur, i ndarë mes grupeve të interesit dhe i administruar sipas logjikës së pushtetit. Por kur interesat personale, lidhjet…
Për të kuptuar thellësinë e pengesave aktuale që bllokojnë ecjen e natyrshme europiane të Dardanisë dhe Arbërisë, është e domosdoshme të kthehemi te modeli i parë dhe më i rëndësishëm i shtetbërjes…
Për përballimin e protestave masive, më së shumti të rinisë studentore, gjatë rreth 8 orëve më 12 tetor 2026, policia e Edi Ramës- Ervin Demos- Skënder Hitajt… përdori dhunë të ngjashme si policia e Ramiz Alisë, Simon…
Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…
Kam frikë se jemi një shoqëri me plot të meta, me përmasa patologjike, të cilat po e tronditin shtetin dhe kombin. Këto tendenca, të cilat po shfaqen kohë pas kohe dhe po shndërrohen në një katastrofë të krimit, duke u marrë…
Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, e prishi përfundimisht ëndrrën për një Evropë pa luftë. Tash kjo ëndërr e prishur, po rrezikon që Rusia ta zgjeroj agresionin edhe ndaj EU, me pretekst se financiarisht e ushtarakisht po e ndihmojnë…
Katedrat nën pushtetin e partive: Kur militanti zë vendin e shkencëtarit dhe intriga shpall luftë ndaj meritës
“Si janë shqiptarët? Njashtu si i don hasmi”- At Gjergj Fishta
Serbia, një ishull i izoluar jashtë hapësirës euroatlantike
Tetë ditë për një nënshkrim
Aventurat politike të Edi Ramës po nxisin luftë civile!…
Shqiptarët kudo, në mbështetje të kauzës së studentëve në Shqipëri
Të rritet shqiptare rinia e jonë!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Chrissy Teigen dhe John Legend tërhoqën vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante në Gala-në e 6-të vjetore të…
Aktorja e njohur Jenna Ortega është shfaqur në tapetin e kuq në Romë, e veshur me një fustan elegant në…
