Fundi i pushtetit të Vuçiqit, ja si ndahen deputetët në Parlamentin e ri dhe sa mandate fituan shqiptarët
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën sot në Serbi. Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” humbi zgjedhjet, ndërsa “Lista e Studentëve” fitoi duke siguruar mbi 52 për qind të votave.
IPSOS dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid) publikuan një projeksion të shpërndarjes së mandateve për Asamblenë Kombëtare bazuar në mbi 70% të votave të përpunuara:
“Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë” ka marrë 139 mandate.
Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” fitoi 104 mandate.
Lista “Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës – Balint Pastor” fitoi 3 mandate.
Lista “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 2 mandate, ka dhënë sinjale për mundësinë e mandatit të tretë.
“Rasim Ljajić – Ljudski (SDP-CDP)” dhe “SDA Sanxhak – Gardianët e Sanxhakut” kanë nga një mandat.
Të gjitha listat e tjera nuk fituan asnjë mandat dhe mes tyre edhe kryetari i Parlamentit serb, ish ministër i Brendshëm dhe kryetar i Partisë Socialiste serbe që nga 2003.
Ivica Daçiç, mbajtësi i listës së Partisë Socialiste të Serbisë, foli nga selia zgjedhore e kësaj partie pasi u shpallën rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare.
Ai pohoi se kjo parti dhe aleatët e saj në listë nuk e kaluan pragun elektoral dhe nuk do të përfshihet në parlamentin e ri të Serbisë.
