Shqipëria reale ka nevojë për një mikrofon dhe jo për një megafon pushteti
Kur politika përpiqet të diktojë rregullat e debatit, qëndrimi i medias ndaj çdo forme presioni bëhet një çështje parimore e demokracisë. Por misioni i saj i vërtetë fillon aty ku përfundon zhurma e pushtetit dhe nis dëgjimi i qytetarit.
Ndodh shpesh në jetën publike, që një episod televiziv ta kapërcejë rëndësinë e vet të çastit dhe të shndërrohet në një çështje parimore.
Kjo ndodh jo për shkak të zhurmës që prodhon dhe as për shkak të protagonizmit të atyre që marrin pjesë në të, por sepse nxjerr në pah një raport thelbësor të demokracisë: marrëdhënien mes pushtetit politik, lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarit për të dëgjuar të vërtetën pa filtra e imponime.
Pikërisht në këtë rrafsh duhet parë edhe përballja e zhvilluar në emisionin “Drejt” të televizionit Ora News, mes moderatorit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile.
Gjatë transmetimit, kur deputetja socialiste me një arrogancë iu drejtua moderatorit me fjalët: “Ose ta ndaloni ju si drejtues zonjën që flet, ose e ndaloj unë, duke lënë mikrofonin”, debati mori një dimension që shkonte përtej mospajtimit të zakonshëm televiziv.
Për të qenë korrekt edhe me perceptimin e lexuesit se ç’farë ka ndodh në studion e emisionit “Drejt”, mes moderatorit Luan Rama dhe deputetes socialiste, po sjell një pjesë nga ky debat që provokoi reagimin dhe qëndrimin legjitim të moderatorit:
“Sara Mila: Jo, nuk dua. Doni të distancoheni nga këto cinizma… Se kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe dhe s’po flas… Me mua ka një prag…
Luan Rama: Më fal, Sara, të lutem, nëse ka një prag, mund të çohesh nga karrigia dhe dil përjashta. Emisionin e drejtoj unë dhe në emisionin tim nuk ka budallallëqe.
Sara Mila: Unë do të çohem kur të dua unë….
Luan Rama: Jo do ta mbyll mikrofonin. Do çohesh kur të dua unë. Në emisionin tim nuk bën dot ti konkluzione. Nuk lejoj askënd…”
Pra, siç edhe shihet edhe prej këtij komunikimi, çështja nuk ishte më thjesht mënyra se si po zhvillohej biseda, por kufiri mes të drejtës për të marrë pjesë në debat dhe pretendimit për të diktuar mënyrën se si ai duhet të zhvillohet.
Një deputet, një ministër, një drejtues politik apo çdo përfaqësues tjetër i pushtetit ka të drejtën të kundërshtojë, të kërkojë sqarime, të refuzojë një interpretim dhe të mbrojë qëndrimin e vet. Por asnjë funksion publik nuk i jep askujt të drejtën të përvetësojë autoritetin e moderatorit apo të kushtëzojë administrimin e një emisioni sipas vullnetit të tij.
Të jesh i ftuar në një studio televizive do të thotë të pranosh rregullat më elementare të dialogut dhe jo të pretendosh kontrollin mbi të.
Moderatori nuk është dekor i skenografisë televizive dhe as një ndërmjetës formal mes politikanëve të ftuar në studio.
Ai është përgjegjës për ritmin e debatit, respektimin e rregullave, shpërndarjen e kohës dhe krijimin e kushteve që përballja e ideve të mos degradojë në një garë imponimi.
Autoriteti i tij nuk buron nga privilegji personal, por nga përgjegjësia profesionale për të garantuar një debat të rregullt, transparent dhe të kuptueshëm për publikun.
Në këtë kontekst, vendimi i moderatorit Luan Rama për t’i kërkuar deputetes të hiqte mikrofonin dhe të largohej nga emisioni mund të lexohet si një riafirmim i autoritetit editorial të drejtuesit të emisionit.
Thelbi i kësaj çështjeje nuk qëndron te ashpërsia e përplasjes, por te parimi që ajo rikthen në vëmendje: studioja televizive nuk është pronë e të ftuarit dhe mikrofoni nuk është instrument i pushtetit politik.
Ajo është një hapësirë e komunikimit publik dhe, si e tillë, duhet të funksionojë mbi rregulla të qarta, të zbatueshme për të gjithë, pa dallim pozite, partie apo pushteti.
Demokracia nuk provohet vetëm nga fakti se politikanët dalin në ekran, por nga mënyra se si ata përballen me pyetjet, kundërshtimet dhe përgjegjësinë përpara publikut. Një pushtet që kërkon të flasë pa u ndërprerë, të kundërshtojë pa dëgjuar të tjerët dhe të kontrollojë edhe rregullat e debatit rrezikon ta ngatërrojë autoritetin e funksionit me të drejtën për të imponuar vullnetin e vet.
Prandaj, nëse ndërhyrja dhe reagimi i gazetarit Luan Rama synuan të mbronin rregullat e debatit dhe pavarësinë e drejtimit editorial, atëherë çështja që ngre kjo përplasje meriton të shkojë shumë më larg se episodi i një mbrëmjeje televizive. Ajo prek vetë mënyrën se si e konceptojmë rolin e medias në një shoqëri demokratike.
Por këtu fillon edhe një përgjegjësi tjetër, ndoshta edhe më e madhe.
Nuk mjafton që media të mbrojë autoritetin e vet përballë politikës. Një media e pavarur dhe krejtësisht profesionale duhet të dëshmojë çdo ditë se ky autoritet është konstant, gjithmonë në shërbim të publikut. Nuk mjafton të mos i nënshtrohet pushtetit; ajo duhet të jetë e aftë të dëgjojë ata që pushteti i lë jashtë vëmendjes, të denoncojë përplasjet mes politikanëve dhe të zbresë në terrenin ku qytetarët përballen me pasojat konkrete të vendimmarrjes së pushtetit politik.
Për këtë arsye, mendimi, por edhe sugjerimi im për ju, i nderuar z. Luan Rama, është i thjeshtë në formulim, por i rëndësishëm në përmbajtje: hape edhe më shumë studion tënde për Shqipërinë reale, ashtu siç ke bërë edhe deri tani.
Krijo një hapësirë të lirë, të hapur dhe të përqendruar te qytetari. Një hapësirë ku rëndësia e të ftuarit të mos përcaktohet nga posti që mban, nga partia që përfaqëson apo nga aftësia për të dominuar ekranin, por nga e vërteta që sjell, nga përvoja që përfaqëson dhe nga çështjet që ngre.
Ftoji pensionistët që llogarisin me ankth të ardhurat e tyre mujore. Dëgjoji personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që përballen çdo ditë me pengesa, mungesë shërbimesh dhe vështirësi ekonomike. Jepu hapësirë studentëve që kërkojnë arsye për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, mjekëve dhe infermierëve që punojnë nën trysni, pedagogëve dhe mësuesve që përpiqen të ruajnë cilësinë e arsimit, si dhe bujqve, fermerëve, minatorëve, peshkatarëve e punëtorëve që mbajnë mbi supe një pjesë të konsiderueshme të jetës ekonomike të vendit.
Vazhdo ti dëgjosh ata, ashtu siç di ti dëgjosh me vëmendje, jo si personazhe kalimtare të një kronike televizive, por si dëshmitarë të një realiteti që kërkon të dëgjohet dhe të kuptohet nga të gjithë. Mos i fto vetëm për të treguar vuajtjet e tyre, por edhe për të shpjeguar shkaqet, për të kërkuar përgjegjësi dhe për të propozuar zgjidhje.
Përballi me institucionet përkatëse, kërko përgjigje konkrete, ndiq premtimet dhe rikthehu te problemet edhe pasi kamerat të jenë fikur.
Gazetaria nuk mund ta përmbushë misionin e saj vetëm duke i dhënë dikujt mundësinë të flasë. Ajo e përmbush atë kur fjala e qytetarit shndërrohet në çështje publike, kur një ankesë e shpërfillur bëhet objekt verifikimi dhe kur një përgjegjësi institucionale nuk humbet mes deklaratave, justifikimeve dhe cikleve të pafundme të lajmeve.
Bëje studion tënde zërin e Shqipërisë që nuk dëgjohet! Jo një tjetër skenë ku në më të shumtën e studiove televizive politikanët shkëmbejnë akuza, ku analistët e shumtë (o sa shumë ka moçali ynë kënetor medial nga kjo racë!) përsërisin të njëjtat formula dhe ku zhurma e debatit mbulon thelbin e problemeve.
Nevojitet një hapësirë si kjo, në formatin tuaj “Drejt”, ku njerëzit të mos përfaqësohen vetëm nga të tjerët, ku të mos flitet për ta pa praninë e tyre dhe ku përvoja e tyre të ketë të njëjtën vlerë njerëzore si fjala e atyre që ushtrojnë pushtet.
Shqipëria nuk mund të reduktohet në atë që shfaqet çdo mbrëmje në ekran. Ajo nuk është vetëm përmbledhja e deklaratave politike, e konferencave për shtyp, e polemikave partiake dhe e interpretimeve të pafundme në studio.
Shqipëria reale është ajo që ndodh larg kamerave: në shtëpitë ku pensioni duhet të mjaftojë për gjithçka, në spitalet ku kërkohet më shumë kujdes e më shumë mundësi, në shkollat ku formohen brezat, në fshatrat ku prodhohet ushqimi bazë për njerëzit, në miniera e kantiere ku puna shoqërohet me sakrifica dhe në familjet që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt.
Ky realitet nuk ka nevojë për zbukurime retorike, por për dëshmi, verifikim, transparencë dhe përgjegjësi.
Në një shoqëri ku propaganda mund të përpiqet të zërë vendin e informacionit, detyra e medias është të bëjë dallimin mes asaj që thuhet dhe asaj që provohet, mes premtimit dhe rezultatit, mes komunikimit politik dhe përgjegjësisë institucionale. Kjo kërkon gazetari të pavarur, pyetje të drejtpërdrejta, burime të verifikuara dhe gatishmëri për t’u përballur me çdo pushtet, cilido qoftë ai.
Pikërisht këtu qëndron edhe dallimi mes një medie që i shërben publikut dhe një medie që rrezikon të shndërrohet në zgjatim të interesave të të tjerëve.
E para pyet, verifikon dhe kërkon llogari. E dyta kënaqet me deklaratat, përsërit narrativat dhe e ngatërron dukshmërinë me rëndësinë. E para u jep hapësirë fakteve edhe kur ato janë të pakëndshme. E dyta rrezikon t’i nënshtrohet komoditetit të një komunikimi pa kundërshtime.
Megjithatë, pavarësia e medias nuk matet vetëm nga distanca që mban prej qeverisë, por, mbi të gjitha, nga paanshmëria ndaj të gjitha palëve, nga gatishmëria për të vënë në pikëpyetje çdo pretendim dhe nga respektimi i dinjitetit të çdo personi që merr pjesë në debat. Një studio e lirë nuk është ajo ku dikush ka të drejtë të poshtërojë tjetrin, por ajo ku askush nuk ka privilegjin t’u shmanget rregullave.
Për këtë arsye, nevoja për të “dezinfektuar” hapësirën e komunikimit publik në media nuk duhet kuptuar si përjashtim i zërave të padëshiruar, por si çlirim i debatit nga manipulimi, propaganda, fyerja dhe çdo përpjekje për ta kthyer median në instrument të interesave partiake.
Përgjigjja ndaj një komunikimi që cenon standardet e debatit publik nuk është censura, por më shumë profesionalizëm, më shumë transparencë dhe rregulla të barabarta për të gjithë.
Në fund të fundit, media nuk është as gjykatë dhe as tribunë ndëshkimi, por një pushtet krejtësisht sovran, një institucion i rëndësishëm i jetës demokratike, pikërisht sepse ka mundësinë të ndriçojë çështjet që pushteti do të preferonte t’i mbante në hije dhe t’u kërkojë llogari atyre që ushtrojnë përgjegjësi publike.
Personalisht, mendoj se një episod i tillë nuk duhet të mbetet thjesht një përplasje e radhës televizive. Do të dëshiroja, ashtu si shumë të tjerë që mendojnë si unë, ta ktheje këtë hapësirë në pikënisje të një nisme më të gjerë.
Lutem, zgjeroje edhe më shumë
formatin ku qytetari të jetë protagonist, ku institucionet të ftohen të përgjigjen dhe ku asnjë problem të mos mbyllet me një titull të bujshëm apo me një debat që harrohet të nesërmen.
Le të jetë përgjithmonë kjo dritarja jote “DREJT”, ku Shqipëria të shohë veten pa filtra, ku pushteti të dëgjojë pyetjet që nuk i pëlqejnë dhe ku qytetari të kuptojë se zëri i tij nuk është i parëndësishëm, sepse një pensionist nuk është thjesht një histori varfërie. Një mjek nuk është thjesht një dëshmi për vështirësitë e sistemit shëndetësor. Një student nuk është vetëm një shifër në statistikat e emigracionit. Një fermer nuk është vetëm një kategori në një raport ekonomik. Secili prej tyre është pjesë e së vërtetës së vendit dhe meriton të dëgjohet me dinjitet.
Demokracia nuk varfërohet vetëm nga dobësimi i institucioneve, por edhe kur qytetarët humbasin besimin se zëri i tyre dëgjohet, se interesat e tyre përfaqësohen dhe se shqetësimet e tyre mund të bëhen pjesë e një debati serioz publik.
Prandaj, misioni i medias nuk është të prodhojë vetëm audiencë, por të ndërtojë besim; jo të bëhet megafon i atyre që kanë pushtet, por të ruajë hapësirën ku pushteti mund të pyetet; jo të flasë në emër të njerëzve pa i dëgjuar ata, por t’u japë mundësinë të flasin me zërin e tyre.
Shqipëria reale nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për më shumë të vërteta që për fat të keq, shpesh nuk thuhen me zë. Nuk ka nevojë as për një tjetër megafon të pushtetit, por për një mikrofon të lirë në duart e qytetarëve.
Ndoshta pikërisht aty, larg spektaklit të zakonshëm politik, fillon gazetaria që i duhet këtij vendi: aty ku njeriu rikthehet në qendër dhe pushteti përballet me përgjegjësinë, aty ku e vërteta fiton hapësirën që meriton.
Dhe këtë leksion kaq të qartë dhe të pastër e ndoqëm përmes reagimit tuaj profesional dhe dinjitoz…!
Në këtë përvjetor jubilar, të gjithë duhet ta nderojmë ringjalljen e shpirtit të pastër arbëroro-dardan nën dritën dhe frymëzimin e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Siç dihet deri më tani, kjo…
Prej një kohe të gjatë, sidomos në "epokën e demokracisë e të kapitalizmit" alla PS, ndeshesh, njihesh, debaton me plot politikanë, pushtetarë, zyrtarë, qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë "të majtë",…
Për 135 ditë me radhë, rinia patriotike shqiptare protestoi paqësisht për liritë dhe të drejtat qytetare, për patriotizmin, demokracinë, shtetin ligjor, dinjitetin, antikrizën dhe antikorrupsionin. Më kryesorja, ajo që e dalloi…
Behajdin Allaqi, profesor gjimnazi nga Prizreni dhe një nga anëtarët e LPRK-së që morën pjesë në themelimin e UÇK-së, u zhduk më 11 qershor 1998. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e…
“Rreziku i mbrendshëm” — ka qenë ky titulli i një shkrimi të At Gjergj Fishtës, në revistën Hylli i Dritës. Një shekull më parë, kur shteti shqiptar ishte ende në hapat e tij të parë dhe e ardhmja e vendit ishte e…
Disa vite më parë, në një emision televiziv debati, një analist iu drejtua një politikani me pyetjen se përse nuk merrni shembull nga universiteti, për sa u përket zgjedhjeve, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet…
Më në fund u shfaq edhe Aleksandër Vuçiq në krah të Edi Ramës. Kohë të vështira për të dy autokratët e Ballkanit Perendimor. Modeli i përbashkët i qeverisjes i bëri ata gjithashtu bashkëpunëtorë, si dhe…
Një qeveri meriton të përgëzohet për arritjet e saj, por asnjë arritje nuk ia shlyen përgjegjësinë për dështimet në fusha të tjera. Mbështetja qytetare bëhet ushqyese e vetëkënaqësisë kur suksesi në…
Ligji që u prezantua si mbështetja më e fortë institucionale për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë u kthye të enjten në Kuvend. Kërkesën e bëri vetë partia që e kishte sponsorizuar. Në më pak se një…
Asnjëherë më parë, që nga Lufta e Dytë Botërore, siguria globale e planetit nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e destabilizuar sesa sot. Ka kohë që rendi botëror ka dalë nga binarët dhe pothuajse nuk ka mbetur asnjë…
Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë Putinit deklaroi diçka që kushdo qe e lexonte do te shqetesohej me ngjashmerine e levizjeve kundër shtetit shqiptar dhe pikërisht në kohën kur Shqipëria po afrohet sa më shumë me integrimin…
A është e nevojshme që populli ta dijë të vërtetën për ish-udhëheqësit politikë, ushtarakë dhe shtetërorë që po gjykohen në Hagë? Kundërshtimi ndaj Gjykatës Speciale në nivel shtetëror, apo…
Për Hegelin diplomacia mund të kuptohej përmes konceptimit të tij të shtetit, historisë dhe marrëdhënieve midis fuqive. Hegeli nuk ka zhvilluar një "teori të diplomacisë" në kuptimin bashkekohor, por filozofia e tij politike…
Përballë sfidave me të cilat po përballet rinia shqiptare, indiferenca nuk duhet të jetë një alternativë. Shqetësimi për zbehjen e shpresave, pasigurinë për të ardhmen dhe vështirësitë për të ndërtuar…
Gjithë periudhën kohore të cilën rëndom e quajmë tranzicion edhe pse po i afrohet në kohëzgjatje periudhës komuniste, duke mbërritur aktualisht në më shumë se 2 / 3 e saj, më qëlloi t’a jetoja në moshën…
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) vizionari i parë i madh i integrimit dhe mbrojtësi monumental i vlerave të përbashkëta perëndimore. Ai përfaqëson kushtetutën shpirtërore të kombit arbëror – atë busull që na…
Presidentja ka kohë deri të premten. Kthimi i ligjit nuk do ta pengonte Kuvendin, por do t'i jepte Kosovës atë që i ka munguar që nga 6 tetori: një shpjegim publik. Të premten, më 23 tetor, mbaron afati i presidentes Justina Shiroka Pula për…
Protesta është një nga instrumentet më të rëndësishme të demokracisë. Ajo u jep qytetarëve mundësinë të kundërshtojnë padrejtësinë, të kërkojnë llogaridhënie dhe të reagojnë ndaj…
Në Shqipëri, titulli i profesorit dhe pozita drejtuese në universitet nuk kanë qenë gjithmonë pasqyrim i kontributeve shkencore, i meritës akademike dhe i autoritetit intelektual. Përkundrazi, në jo pak raste, karriera universitare është…
Lloj-lloj fabrikimesh kanë dhënë Edi Rama, njerëzit e tij, si dhe mediet pranë qeverisë së Tiranës për ndikimin e huaj në motivimin e studentëve dhe rinisë shqiptare për të protestuar. Iranianët, rusët, serbët,…
Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesëmarrja e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesave të tyre për ndryshimin e Shqipërisë, për reformimin e sistemit, kundër elitës politike në…
Pas fjalimit të Konjufcës në Këshillin e Sigurimit, Serbia mbeti përballë pyetjeve që i shmang prej vitesh: 12 mijë të vrarët, 1.577 të zhdukurit dhe Radoiçiqi që jeton i lirë. Por sa prej këtyre çështjeve do…
Dy ngjarje të ditëve të fundit në Tiranë nuk mund të trajtohen si incidente të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato duhen parë së bashku, sepse, përtej pamjeve tronditëse dhe lajmeve të çastit, kam drojë se zbulojnë…
Zhvillimet e ditëve të fundit përbëjnë kulmin e një pakënaqësie të thellë, e cila prej vitesh është akumuluar te brezi i ri shqiptar, veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që nuk pranojnë më…
Përpos reagimeve individuale, nga Kosova nuk kemi reagim zyrtar (përpos zonjës Haxhiu) të kryeministrit Kurti. Reagimet individuale janë të domosdoshme për përkrahjen e protestës së vëllezërve në Shqipëri, përndryshe do…
I nderuar zoti President, Kur Shqipëria përballet me tensione politike, përplasje dhe akte dhune e shkatërrimi, qytetarët kanë të drejtë të pyesin, ku janë institucionet dhe çfarë po bëjnë ato për ta ndihmuar vendin…
Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej…
Nuk ka dyshim që një qeveri që qëndron gjatë në pushtet nuk ngarkohet më gabime të akumuluara. Pastaj janë të arsyeshme edhe reagimet. Reagimet filluan me” Zvernecin” këto reagime ishin me të origjinale për nga…
Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend botëror në të cilin Rusia do të bëhej një nga qendrat kryesore të pushtetit, në kundërshtim me dominimin amerikan dhe me vlerat liberale të…
Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së,…
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar kanë nxitur diskutime për të ardhmen e udhëheqjes së partisë. Në një intervistë…
Më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në sallën e gjyqit u përmendën edhe shtatë emra të tjerë. Ata nuk ishin të akuzuar, por gjykata i cilësoi…
Kriza politike, interesat gjeopolitike dhe rreziku që përçarjet e brendshme të dobësojnë rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria po përballet me një krizë që ngre pyetje të rëndësishme për…
Nuk thuhet kot se në këtë botë, ajo që bën, edhe do të të kthehet. Në shekujt XIX dhe XX, demokracia ushtronte presion, duke kërkuar që shoqëritë dhe shtetet e asaj kohe të demokratizoheshin, që do të thotë të…
Propozimligji për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) me Agjencinë e Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut hap një debat thelbësor për të ardhmen e institucioneve të sigurisë, përqendrimin e kompetencave dhe…
Roli i kryeministrit Edi Rama dhe i klasës politike shqiptare duhet shqyrtuar përtej polemikës së zakonshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Një qeveri demokratike nuk ka detyrimin t’i pranojë të gjitha kërkesat e protestuesve, por ka…
Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Ukrainës ka arritur në pikën më të ulët që nga takimi shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën, që e ka Amerikën partnerin kryesor strategjik, kjo krizë tregon sa e…
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, që u miratuan në mesnatën e 6 tetor nga Kuvendi i Kosovës, u bënë me nguti, në mënyrë amatoreske, pa konsultime me subjekte relevante dhe pa…
Në Njeriu i revoltuar, Albert Camus nis nga një pyetje që duket e thjeshtë, kush është njeriu i revoltuar? Përgjigjja e tij është e shkurtër, por e rëndë, është njeriu që thotë "jo". Ky "jo" nuk…
Edi Rama tha përafërsisht këtë: Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani. Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska…
Politike modern dhe me zhvillimin e konceptit të lirisë dhe, me të, themelin e demokracisë sonë. Fija e përbashkët që përshkon hulumtimin e saj është se zhvillimi i demokracisë sonë buron nga frika nga pushteti i popullit….
Fitorja e kauzave të protestave patriotike të studentëve është fitore kombëtare; është fitore e së vërtetës, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë; është fitore kundër tradhtisë, hajdutërisë dhe…
Fatkeqësisht, protestat që nuk kanë organizim të qartë, strukturë të mirëfilltë dhe vizion të përcaktuar politik mund të shndërrohen në terren ideal për njerëzit e paskrupullt, të cilët, nën maskën e…
Gjuha, kultura dhe trualli i një kombi formojnë palcën e identitetit të tij, por sot Shqipëria po përballet me një pyetje ekzistenciale që rëndon mbi vetëdijen e çdo qytetari: A po zbehet Shqipëria? Kjo dilemë nuk buron nga…
Të dashur vëllezër dhe motra në Shqipëri, Po ju drejtohem nga Kosova, me zemër të shqetësuar dhe me dhimbje të sinqertë për gjendjen nëpër të cilën po kalon Shqipëria jonë. Ajo që po ndodh përtej…
1- Beti Njuma: Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi? Ku është elita, arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë…
Kush ka fjalën e fundit për Specialen: Kuvendi apo gjykata?
Në Tiranë përleshje civilizimesh për rendin e ri botëror
Dugini dhe restoranti i kaosit: Fashistë, komunistë dhe fanatikë në të njëjtën tryezë
Thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit,në mbështetje të ’’Koalicionit Shqiptar’’
At Gjergj Fishta dhe zëri i ndërgjegjes shpirtërore dhe kombëtare në dëshminë e At Ffulvio Cordignanos
Shqipëria reale ka nevojë për një mikrofon dhe jo për një megafon pushteti
Liria e shtetit tonë nuk përmbushet me coptimin e vendit!
"Lotë krokodili" për pronën e shtetit e të privatit!?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Supermodelja Anok Yai pritet të jetë një nga emrat që tërheqin vëmendjen e publikut në edicionin e vitit 2026…
Kim Kardashian ka vazhduar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku është fotografuar së…
