Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939
Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë me gjysmë zëri në marrëdhëniet dypalëshe.
Edhe viti 1929 në Parlament vazhdoi me kërkesat për trajtimin e shqiptarëve të ngelur jashtë kufijve sipas konventave ndërkombëtare. Kështu, në mbledhjen e 21 janarit 1929, deputeti Begolli e ngriti përsëri këtë çështje. Duke besuar se punën e minoriteteve e ka nën përkujdesje vetë mbreti Zogu dhe duke konsideruar se ai nuk mund që vetë të merret me të gjitha punët, ngase për punë të caktuara më shumë duhet të kujdeseshin ministritë përkatëse. Duke e vlerësuar natyrisht edhe rolin dhe kontributin e Parlamentit për këtë çështje, ai edhe një herë kërkoi nga parlamenti që të ftohet ministri i Punëve të Jashtme për të dhënë shpjegime për çështjen e minoriteteve.
Se për sa kishte mundësi Qeveria e kishte marrë me seriozitet çështjen e trajtimit të emigrantëve dëshmon e dhëna se më 26 qershor 1929, Kryesia e Këshillit të Ministrave i drejtohej Ministrisë së Financave, duke thënë se “përfaqësuesi i kësaj ministrie, Haki Dobi, drejtor i Financës në Berat, akoma nuk ka marrë pjesë në komisionin e caktuar për të shënuar tokat e emigrantëve që do të vinë në Shqipëri, ndonëse urdhri i është përsëritur. Për mbarëvajtjen e duhur të punës, Qeveria urdhëron që të ndërmerren masat ndëshkimore.”
Qeveria, nëpërmjet mjeteve diplomatike, përpiqej që çdoherë ta kishte në agjenden e saj çështjen e mbrojtjes të të drejtave të çamëve. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, Lec Kurti, i ngarkuari me punë i legatës shqiptare në Athinë, i drejtohet ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë nga Athina, më 12 korrik 1929, ndërsa, më 3 gusht 1929, Lec Kurti, duke e informuar ministrin e Punëve të Jashtme për gjendjen e çamëve, informonte:
“Djemt e Çamërve që ndodhën në shërbim ushtarak përdoren si rob lufte dmth. i mbajnë si shërbëtorë për hapjen e kanaleve.
Asnjë shkollë shqip nuk është hapë për ta, kurse në shkollat greke që janë hapur gati në të gjitha fshatrat thjesht shqiptare, mësuesit janë vetëm për rrogë se nuk përkujdesen aspak për zhvillimin e djelmërisë së Çamërisë. Shqiptarët e Filatit përpiqen tash e dy vjet me radhë për të marrur lejen për hapjen me të hollat e tyre të një shkolle shqipe veçanërisht për vajzat e tyre mbasi që zakonet që kanë i ndalojmë me i dërguar vajzat në shkolla qeveritare, por jo vetëm që nuk i kanë dhanë ketë leje por edhe i gjobisin ata që nuk i dërgojnë vajzat në shkollat e qeverisë.
Kompanitë shëtitëse të xhandarmërisë kur kaloj-në nëpër katundet shqiptare hynë nëpër shtëpia ku hanë dhe pinë pa paguar.
Myftit emërohen drejt për drejt prej Qeverisë e jo me zane (vota) të popullit siç parasheh traktati i Athinës në mes të Greqisë dhe Turqisë i vitit 1914, kështu që myftit janë krejt vegla të verbëta të qeverisë greke.
Deri tash në bashkinë e Filatit e të Paramithisë anëtarët janë emnue prej qeverisë prandaj shumica ishin gjithmonë greke, kurse në zgjedhjet e ditës së nesërme në fshatin Filat të cilit i japin një rëndësi të posaçme, në kuadrin e zgjedhësve kanë përjashtuar ma se njëqind emra shqiptarësh e në vendin e tyre kanë regjistruar grekë të katundeve të tjera, të cilët nuk janë banues në Filat, kështu që më një trillim të tillë këshilli i bashkisë së Filatit do të ketë një shumicë grekësh.
Me gjithë që çamërit e përjashtuar prej shkëmbi-mit, nuk janë të lirë me ba veprime në Notari pa marrë një certifikatë nga Ministrija e Bujqësisë, me anë të cilit vërtetojnë se janë të përjashtuar prej shkëmbimit dhe për të marrur një certifikatë të tillë çdo çam është i detyruar të paguajë 1000-2000 drahmi ose për ndryshe nuk ka asnjë të drejtë për posedimin e certifikatës së tillë.
Shumë çamërve që gjenden sot në Shqipni ose se kanë qenë dhe janë kthyer në vendin e tyre në Çamëri u janë konfiskuar pasuritë duke i konsideruar si turq dhe pasurija e tyre i është dhënë Bankës Kombëtare si të gjitha pasuritë e turqve që janë në shkëmbim. Në Mazrek dhe në Arpicë të Margëllëçit shumë refugjatë grekë kanë rrëmbyer pronat e shqiptarëve, të cilat vazhdojnë t’i mbajnë. Gjithashtu shumë shqiptarëve u janë marrë edhe ullishtat të cilat janë të përjashtuara nga ligji agrar, tuj i vumun një çmim prej 25-40 drahmi rrajës së ullinit kur çmimi real i rrajës së ullinit në Çamëri është 2000-3000 drahmi. Jo vetëm kaq por sipas tyre pagesa për këtë çmim qesharak bëhet brenda tridhjetë vitesh…
Zyra Epiqizmu, kundër ligjit agrar e kundër nenit 119 të Statutit grek, i cili mbron pronarët e vegjël, ka marrë jo vetëm të gjithë fushën e Paramithisë, por shpronëson edhe kopshtijet, ullishtat e vneshtat e fshatrave Vrantil, Dromos, Bedelen të Gumenicës; Nihor, Mininë, Karbunar etj. të Paramithisë; Gurzë, Pijadhul, Picar, Vilë etj. të Filatit. Gjithashtu edhe në krahinën e Margëllëqit. Gjithë këto pasurina i janë dhënë grekëve të fshatrave të tjerë. Këtu lypset të dihet se këta grekë nuk janë refugjatë e se shqiptarët i kanë lënë krejt pa tokën e tyre. Pronarëve të çifligjeve të Paramithisë e të Margëllëqit u është marrë e gjithë pasunija e nuk i janë lënë as të 300 stremet sipas ligjit agrar të nenit 119 të Statutit grek. Këto pasunina do të paguhen në ketë mënyrë: për shembull vlera e një çifligu në drahmi 500 mijë është çmuar 40-50 mijë drahmi e se pagesa ka për t’u ba brenda tridhjet vjetësh. Mbasi që e vërtetova ketë informatë përmes z. Musa Demi iu luta edhe një herë që të përkujdesej për të marrun në vend fakte të gjalla mbi vlerësimin që u bahet pasurive të tyre, dmth. duke mbledhur emrat e pronarëve të shpronësuem në mënyrë që t’u informojmë me fakte të drejtpërdrejta, për të mos humbur kohë përmes Konispolit ose të Konsullatës sonë në Korfuz. E porosita shumë për ketë pikë duke e ditur rëndësinë e madhe që ka mbledhja e shtatorit e Lidhjes së Kombeve.
Në Gumenicë janë vendosur dyqind familje refu-gjatësh në tokat e çamëve për të cilat qeveria greke nuk ka dhënë asnjë shpërblim. Këtu janë marrë vetëm tokë e vrrija kurse shtëpitë i ka ndërtuar vetë qeveria greke në to-kat e shqiptarëve.
Shumica e banorëve të Gardhiqit më se njëqind familje – që patën ikur në kohën kur u vendosën refugjatët grekë, dikush në Shqipëri e dikush tjetër në Turqi apo Francë ata konsiderohen si turq të shkëmbyeshëm. Kështu pra edhe tash që u lirua katundi i Gardhiqit nga refugjatët, pasuritë e tyre janë pushtuar dhe vazhdojnë të pushtohen prej qeverisë greke. Në Dhrahmi është gjithnjë e njëjta gjendje me ndryshim se në ketë katund vazhdojnë të mbe-tën nja dhjetë familje refugjatësh grekë.
Në Filat çështja e gjashtëmbëdhjetë çifligjeve të dy familjeve Demat e Sejkat, që janë konfiskuar që në vitin 1915 ka mbetur ende e pa zgjidhur. Pronarët u sollën dy herë nga sekretariati i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, dhe pasi që grekët u përgjegjën se këtë çështje e konsiderojnë të brendshme dhe se do ta zgjedhin vetë, nuk u vu në atë kohë në rendin e ditës. Me ketë rast Qeveria greke për t’i dhënë fund kësaj çështjeje aprovoi me 23 mars 1929 një ligj të posaçëm, në kundërshtim me nenin 119 të Statutit përmes së cilit nuk i njeh tapinat pronësore që ishin të lëshuara qe njëqind vjet e këndej dhe se për ato tapi më të vjetra se njëqind vjet vendos gjyqi.”
Kurse Ali Asllani, ministër i Shqipërisë në Athinë, e informonte Ministrinë Punëve të Jashtme në Tiranë, më 25 qershor 1930, se pas ankesave të shumta të çamëve dhe me iniciativën e Venizellosit, ishte hedhur në votim në dhomën e deputetëve nga ana e Ministrisë greke të Bujqë-sisë një projektligj, i cili bënte fjalë për çështjen e pasurisë së shpronësuar të çamëve që banojnë në Paramithi dhe në Margaritit.
Nga data 5 deri më 12 tetor 1930 në Athinë i zhvilloi punimet Konferenca e Parë Ballkanike, ku morën pjesë Turqia, Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria dhe Rumania. Në të u diskutuan parimet për përgatitjen e terrenit për nën-shkrimin në të ardhmen të një pakti ballkanik, si garanci për ruajtjen e status quo-së politiko-juridike në Gadishull dhe krijimin e një konfederate ballkanike. Ky bashkim parashikohej të realizohej në kuadrin e në frymën së Lidhjes së Kombeve dhe duhej të kishte një organizim të tillë që t’u garantonte shteteve pjesëmarrëse liri më të madhe se të kantoneve zvicerane. Motoja e tyre do të ishte “Ballkani popujve të Ballkanit”. Kjo ishte në fakt një parullë serbe, sepse nënkuptonte që vendet ballkanike të kishin strumbullar Jugosllavinë e jo ndonjë demokraci perëndimore, siç ishin, për shembull, Anglia, Franca apo Italia.
Delegacioni shqiptar që kryesohej nga Mehmet Ko-nica (ish-ministër i Jashtëm shqiptar 1920-1921), ashtu sikurse edhe të tjerët, miratoi parimisht idenë për krijimin e paktit dhe Konferencës Ballkanike. Duke dyshuar në qëllimet jo të sinqerta të fqinjëve z. Konica i bëri dy propozime. Fillimisht krahas përpjekjeve dhe punës për përgatitjen e paktit dhe Konferencës të zgjidhej me përpa-rësi problemi i pakicave nacionale, pa të cilin nuk mund të bëhej asnjë hap përpara në bashkëjetesën ballkanike. Kjo kërkesë nënkuptonte se, pa garantimin e të gjitha të drej-tave të popullsisë shqiptare që jetonte në Greqi dhe Jugo-sllavi, s’mund të kishte mirëkuptim dhe qetësi në marrëdhëniet e këtyre tri kombeve. Ndërsa, kërkesa e dytë synonte nënshkrimin e një pakti për ruajtjen e paprek-shmërisë së vendeve ballkanike që kishte qëllim final mbrojtjen nga Fuqitë e Mëdha. Nëpërmjet këtij pakti, dip-lomati Konica synonte mbrojtjen e Shqipërisë nga ndonjë sulm eventual italian. Kryesisht propozimet shqiptare në këtë konferencë gjetën mbështetje formale, përveç te Jugosllavia që e mbronte qëndrimin se Konferenca nuk ki-shte qëllim diskutimin e problemeve të pakicave kom-bëtare.
Në konferencat ballkanike lidhur me pakicat kombëtare Shqipëria dhe Jugosllavia kishin pikëpamje të papajtueshme
Më 19 tetor 1931 në Stamboll u hap Konferenca e Dytë Ballkanike. Para se të nisej delegacioni shqiptar për në Stamboll, mbreti Zog i porositi Mehmet Konicën dhe Gjergj Fishtën, të cilët ishin kryesues, duke u thënë se gjëja e parë dhe themelore që duhej të kërkohej ishte diskutimi i problemeve të shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Greqi dhe Jugosllavi. Edhe në këtë konferencë Mehmet Konica pranoi në parim aderimin e Shqipërisë në një pakt të ngritur mbi barazinë dhe drejtësinë ndërmjet popujve ballkanikë, por theksoi se nëse fillimisht nuk do të zgjidhej çështja e pakicave kombëtare, atëherë delegacioni shqiptar do të largohej.
Lidhur me pakicat kombëtare Shqipëria dhe Jugosllavia kishin pikëpamje të papajtueshme, Bullgaria lë-kundej, Rumania nuk e inicioi çështjen e minoriteteve, ndërsa Greqia pretendonte të fitonte sa më shumë të drejta për minoritetin e saj jashtë Greqisë, njëkohësisht që ua mohonte çdo të drejtë atyre që jetonin brenda territorit të saj. Në rrethanat e tilla, kur nuk kishte sinqeritet dhe gati-shmëri për zgjidhjen e problemeve reale, sepse dominonin vetëm interesat e ngushta, Konferenca e Dytë Ballkanike dështoi.
Konferenca e Tretë i zhvilloi punimet nga 22-28 tetor 1932 në Bukuresht. Pasi që delegacioni jugosllav nuk pranoi që në Projektpaktin ballkanik të futej neni që parashikonte mbrojtjen e pakicave kombëtare edhe delegacioni shqiptar nuk u tërhoq nga qëndrimet e veta paraprake. Diplomati shqiptar Mehmet Konica kishte dekla-ruar se që nga Konferenca e Parë Ballkanike qëndron i palëkundur se zgjidhja e të drejtave të pakicave kombëtare ka qenë dhe mbetet kushti kryesor i bashkimit ballkanik dhe se një bashkim pa garanci për të drejtat e tyre do të ishte jetëshkurtër. Në vijim z. Konica do të shprehej: “Nëse pakti Ballkanik nuk do të aprovohej para tetorit të vitit të ardhshëm nga qeveria jonë (kuptohet me kushtet që kërkonte ai, L. Culaj) them me keqardhje se grupi kombëtar shqiptar s’do të marrë pjesë në vazhdimin e puni-meve të kësaj konference duke e konsideruar se s’ka asnjë arsye që kjo të ekzistojë.”
Njoftimin e tërheqjes së delegacionit shqiptar Mehmet Konica ia drejtoi kryetarit të Konferencës dhe e përdori atë më qëllim të caktuar për ta kritikuar projektpaktin ballkanik dhe metodat politike që po përdoreshin për përfundimin e tij. Në rrethanat e krijuara, në të cilat qëndrimi shqiptar ishte jashtëzakonisht i vendosur për sigurimin e të drejtave të minoriteteve, delegacioni shqiptar i braktisi punimet e konferencës. Bashkë me delegacionin shqiptar punimet e konferencës i braktisi edhe delegacioni bullgar. Megjithatë, Konferenca vendosi që procesi i përfundimit të Paktit Ballkanik të vazhdonte, ndërsa ai për krijimin e Konfederatës, siç parashikoi me të drejtë dele-gacioni shqiptar, dështoi. Ministri i Jashtëm grek, që ishte nismëtar i saj u detyrua të pranonte: “Ideja për bashkimin ballkanik që, me forcën e tij magjike do t’i zgjidhte të gjitha problemet politike dhe ekonomike, dështoi për shkak të kontraditave dhe apative me të cilat ai u prit që në fillim nga vendet ballkanike”.
Nga ana tjetër Qeveria shqiptare, duke qenë e vetë-dijshme se marrëveshjet me grekët për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve ishin në shumicën e rasteve vetëm premtime të kota për të fituar kohë, më 2 shtator 1931 aprovoi dekretligjin për vendosjen e emigrantëve në Shqipëri. Ky dekretligj ishte dëshmia më e mirë dhe pasqyra më e qartë për qëndrimin dhe trajtimin e emigrantëve ko-sovarë dhe çamë nga shteti shqiptar.
Përpjekjet diplomatike shqiptare ishin të vazhdueshme me theks të veçantë në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar
Se diplomacia e kishte çdoherë në agjendën e vet çështjen e mbrojtjes së të drejtave të çamëve dëshmojnë edhe sugjerimet që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Hysen Vrioni, ia dërgonte me anë të një shkrese nga Tirana, më 18 dhjetor 1931, Ali Asllanit përfaqësues diplomatik shqiptar në Athinë, pas bisedimeve të këtij të fundit me kryeministrin grek rreth mënyrës së zgjidhjes së çështjes së pasurive të shqiptarëve në Greqi. Megjithatë, Parlamenti dhe Qeveria, kuptohet nga mungesa e forcës reale vepruese, shprehën gatishmërinë për marrëdhënie dhe fqinjësi me Qeverinë greke.
Përpjekjet diplomatike shqiptare ishin të vazhdue-shme me theks të veçantë në sensibilizimin e opinionin ndërkombëtar për gjendjen e mjerueshme të çamëve nën sundimin grek. Në shërbim të këtij qëllimi të lartë Dhimi-tër Berati, anëtar i delegacionit shqiptar në Athinë, gjatë muajit qershor 1933 vazhdimisht i drejtohej Xhafer Vilës, ministër i Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilin e informonte për gjendjen e mjerueshme të çamëve, si dhe për përpjekjet e tij e të z. Mehdi Frashëri për zgjidhjen e këtij problemi.
Më 9 shkurt 1934, në Athinë, Greqia, Turqia, Rumania dhe Jugosllavia e nënshkruan Paktin Ballkanik. Shqipëria dhe Bullgaria nuk u ftuan fare. Shqipëria dhe Bullgaria mund të aderonin në të, po qe se i pranonin kushtet e besëlidhësve ballkanikë. Kusht për Shqipërinë ishte që trojet e saj në veri dhe jug, të shkëputura nga Kon-ferenca e Ambasadorëve e Londrës e vitit 1913, t’i njihte si territore të Greqisë dhe Jugosllavisë, një gjë që nuk mund të pritej prej saj. Diplomatët jugosllavë paraqisnin si kusht që Shqipëria të pranohej në gjirin e vendeve ballkanike shkëputjen e saj nga Italia, por çështja ishte se ajo nuk e pranonte zgjidhjen e problemit të pakicave kom-bëtare që propozonte Shqipëria. Qëndrimi i Beogradit ishte favorizues edhe për Athinën, e cila dëshironte ta anashkalonte në heshtje çështjen e Çamërisë.
Më 2 prill 1936 Këshilli i Ministrave në Tiranë nxori një promemorie. Në atë mbledhje ministri i Punëve të Jashtme raportoi për gjendjen e pakicës shqiptare në Çamëri. Këshilli ministror vendosi mbas këtyre shpjegimeve që përfaqësitë shqiptare në Greqi, e në mënyrë të veçantë Legata e Athinës të ngarkoheshin që të kërkojnë të emërohen si mësues të gjuhës shqipe ndër shkollat e Çamërisë shqiptarët prej race, gjuhe dhe origjine. Një javë mbrapa përfaqësuesi diplomatik shqiptar në Greqi me sugjerimin e Qeverisë shqiptare i drejtohej Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, ku e ripërsërit nevojën e emërimit të mësuesve shqiptarë në shkollat e Çamërisë. Gjithashtu, me atë rast ministrit grek iu përsërit sërish nevoja e emërimit të mësuesve për 16 shkolla sipas premtimeve dhe të mos mjaftoheshin me 5 shkollat e gjeratëhershme. Qeveria e Athinës i përdori të gjitha mjetet, duke filluar që nga propaganda, fanatizmi fetar e deri te dhuna e paparë. Kështu, përderisa imperativ i politikës zyrtare të Athinës ishte ndërrimi i strukturës etnike të popullsisë dhe greqizimi i Çamërisë, imperativ i politikës së Shqipërisë ishte që këta shqiptarë gjithsesi të qëndronin në vatrat e veta. Qeveria e Ahmet Zogut vazhdonte të shprehte interesim për fatin e popullsisë çame.
Dihet se qëllimi i përpjekjeve të Qeverisë së Athinës ishte gjithnjë pengimi dhe dobësimi i fuqisë shtetërore shqiptare, me theks të veçantë në pjesën jugore të Shqipërisë. Të gjitha këto veprime dhe skenarë të përgatitur në mënyrë të stërholluar nga grekët mbështeteshin në logjikën, sipas së cilës sa më e dobët të ishte fuqia shtetërore e Shqipërisë, aq më e dobët do të ishte mundësia për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve të mbetur përtej kufijve. Përpjekjet për ta mbjellë farën e urrejtjes, të përçarjes dhe të ngatërresave ndërmjet grupimeve të dy besimeve fetare mbaheshin prej tyre përherë në rend të ditës.
Me gjithë përpjekjet diplomatike greke, nëpërmjet gjoja disa ndryshimeve kozmetike, gjendja e minoritetit çam vazhdonte të mbetej jashtëzakonisht e vështirë.
Qëndrimi i Qeverisë greke ndaj çamëve ishte më se i qartë. Ajo jo vetëm që nuk pranonte bashkëpunim dy-palësh shqiptaro-grek por duke synuar të fitonte sa më shumë privilegje për minoritetin e saj në Shqipëri e mbante të ngritur çështjen e shkollave në Shqipëri për ta diskredituar atë sa më shumë në Gjenevë.
Gjithsesi, falë luftës vetëmohuese të çamëve për mbijetesë, nga njëra anë, dhe përpjekjeve të qeverive shqiptare e të mbarë opinionit publik në Shqipëri, nga ana e tjetër, Qeveria shoviniste e Athinës nuk arriti t’i realizonte përfundimisht projektet megalo-mane për spastrimin e Çamërisë nga popullsia shqiptare. Kjo gjë, e cila nga historiografia greke u konsiderua si fatkeqësi dhe dështim i pafalshëm për Greqinë, u realizua nga qarqet shoviniste greke me dhunë dhe me egërsi barbare në rrethanat e reja favorizuese për to, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore 1944-1945, me ç’rast pjesa dërrmuese e popullsisë çame u masakrua nga kriminelët e gjeneralit Zerva. Një pjesë e tyre u detyrua të vendosej në Shqipëri.
BELLE, DEÇAN – Në katundin Belle të Mesme, në një nga vendbanimet me histori të pasur të trevës së Deçanit, ka nisur rikthimi në jetë i një monumenti me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe…
Nesër shqiptarët e Luginës votojnë pa asnjë ulëse të garantuar, vetëm pjesëmarrja vendos sa zë do të kenë Në vitin 2020, uniteti solli tri ulëse. Kur garuan të ndarë, shqiptarët fituan vetëm…
Me rastin e 155-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (1871–2026), në vend të një urimi të zakonshëm përkujtimor, po sjellim një dëshmi historike që ndriçon një dimension të rëndësishëm të…
Kur politika përpiqet të diktojë rregullat e debatit, qëndrimi i medias ndaj çdo forme presioni bëhet një çështje parimore e demokracisë. Por misioni i saj i vërtetë fillon aty ku përfundon zhurma e pushtetit dhe nis dëgjimi…
Sa e kanë për zemër “Lirinë e Kosovës” të gjithë ata politikanë shqiptarë, të cilët e deshtën madhështinë e tyre përpara ndërkombëtarëve, por në dëm të shtetit…
Në këtë përvjetor jubilar, të gjithë duhet ta nderojmë ringjalljen e shpirtit të pastër arbëroro-dardan nën dritën dhe frymëzimin e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Siç dihet deri më tani, kjo…
Prej një kohe të gjatë, sidomos në "epokën e demokracisë e të kapitalizmit" alla PS, ndeshesh, njihesh, debaton me plot politikanë, pushtetarë, zyrtarë, qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë "të majtë",…
Për 135 ditë me radhë, rinia patriotike shqiptare protestoi paqësisht për liritë dhe të drejtat qytetare, për patriotizmin, demokracinë, shtetin ligjor, dinjitetin, antikrizën dhe antikorrupsionin. Më kryesorja, ajo që e dalloi…
Behajdin Allaqi, profesor gjimnazi nga Prizreni dhe një nga anëtarët e LPRK-së që morën pjesë në themelimin e UÇK-së, u zhduk më 11 qershor 1998. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e…
“Rreziku i mbrendshëm” — ka qenë ky titulli i një shkrimi të At Gjergj Fishtës, në revistën Hylli i Dritës. Një shekull më parë, kur shteti shqiptar ishte ende në hapat e tij të parë dhe e ardhmja e vendit ishte e…
Disa vite më parë, në një emision televiziv debati, një analist iu drejtua një politikani me pyetjen se përse nuk merrni shembull nga universiteti, për sa u përket zgjedhjeve, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet…
Më në fund u shfaq edhe Aleksandër Vuçiq në krah të Edi Ramës. Kohë të vështira për të dy autokratët e Ballkanit Perendimor. Modeli i përbashkët i qeverisjes i bëri ata gjithashtu bashkëpunëtorë, si dhe…
Një qeveri meriton të përgëzohet për arritjet e saj, por asnjë arritje nuk ia shlyen përgjegjësinë për dështimet në fusha të tjera. Mbështetja qytetare bëhet ushqyese e vetëkënaqësisë kur suksesi në…
Ligji që u prezantua si mbështetja më e fortë institucionale për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë u kthye të enjten në Kuvend. Kërkesën e bëri vetë partia që e kishte sponsorizuar. Në më pak se një…
Asnjëherë më parë, që nga Lufta e Dytë Botërore, siguria globale e planetit nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e destabilizuar sesa sot. Ka kohë që rendi botëror ka dalë nga binarët dhe pothuajse nuk ka mbetur asnjë…
Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë Putinit deklaroi diçka që kushdo qe e lexonte do te shqetesohej me ngjashmerine e levizjeve kundër shtetit shqiptar dhe pikërisht në kohën kur Shqipëria po afrohet sa më shumë me integrimin…
A është e nevojshme që populli ta dijë të vërtetën për ish-udhëheqësit politikë, ushtarakë dhe shtetërorë që po gjykohen në Hagë? Kundërshtimi ndaj Gjykatës Speciale në nivel shtetëror, apo…
Për Hegelin diplomacia mund të kuptohej përmes konceptimit të tij të shtetit, historisë dhe marrëdhënieve midis fuqive. Hegeli nuk ka zhvilluar një "teori të diplomacisë" në kuptimin bashkekohor, por filozofia e tij politike…
Përballë sfidave me të cilat po përballet rinia shqiptare, indiferenca nuk duhet të jetë një alternativë. Shqetësimi për zbehjen e shpresave, pasigurinë për të ardhmen dhe vështirësitë për të ndërtuar…
Gjithë periudhën kohore të cilën rëndom e quajmë tranzicion edhe pse po i afrohet në kohëzgjatje periudhës komuniste, duke mbërritur aktualisht në më shumë se 2 / 3 e saj, më qëlloi t’a jetoja në moshën…
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) vizionari i parë i madh i integrimit dhe mbrojtësi monumental i vlerave të përbashkëta perëndimore. Ai përfaqëson kushtetutën shpirtërore të kombit arbëror – atë busull që na…
Presidentja ka kohë deri të premten. Kthimi i ligjit nuk do ta pengonte Kuvendin, por do t'i jepte Kosovës atë që i ka munguar që nga 6 tetori: një shpjegim publik. Të premten, më 23 tetor, mbaron afati i presidentes Justina Shiroka Pula për…
Protesta është një nga instrumentet më të rëndësishme të demokracisë. Ajo u jep qytetarëve mundësinë të kundërshtojnë padrejtësinë, të kërkojnë llogaridhënie dhe të reagojnë ndaj…
Në Shqipëri, titulli i profesorit dhe pozita drejtuese në universitet nuk kanë qenë gjithmonë pasqyrim i kontributeve shkencore, i meritës akademike dhe i autoritetit intelektual. Përkundrazi, në jo pak raste, karriera universitare është…
Lloj-lloj fabrikimesh kanë dhënë Edi Rama, njerëzit e tij, si dhe mediet pranë qeverisë së Tiranës për ndikimin e huaj në motivimin e studentëve dhe rinisë shqiptare për të protestuar. Iranianët, rusët, serbët,…
Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesëmarrja e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesave të tyre për ndryshimin e Shqipërisë, për reformimin e sistemit, kundër elitës politike në…
Pas fjalimit të Konjufcës në Këshillin e Sigurimit, Serbia mbeti përballë pyetjeve që i shmang prej vitesh: 12 mijë të vrarët, 1.577 të zhdukurit dhe Radoiçiqi që jeton i lirë. Por sa prej këtyre çështjeve do…
Dy ngjarje të ditëve të fundit në Tiranë nuk mund të trajtohen si incidente të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato duhen parë së bashku, sepse, përtej pamjeve tronditëse dhe lajmeve të çastit, kam drojë se zbulojnë…
Zhvillimet e ditëve të fundit përbëjnë kulmin e një pakënaqësie të thellë, e cila prej vitesh është akumuluar te brezi i ri shqiptar, veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që nuk pranojnë më…
Përpos reagimeve individuale, nga Kosova nuk kemi reagim zyrtar (përpos zonjës Haxhiu) të kryeministrit Kurti. Reagimet individuale janë të domosdoshme për përkrahjen e protestës së vëllezërve në Shqipëri, përndryshe do…
I nderuar zoti President, Kur Shqipëria përballet me tensione politike, përplasje dhe akte dhune e shkatërrimi, qytetarët kanë të drejtë të pyesin, ku janë institucionet dhe çfarë po bëjnë ato për ta ndihmuar vendin…
Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej…
Nuk ka dyshim që një qeveri që qëndron gjatë në pushtet nuk ngarkohet më gabime të akumuluara. Pastaj janë të arsyeshme edhe reagimet. Reagimet filluan me” Zvernecin” këto reagime ishin me të origjinale për nga…
Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend botëror në të cilin Rusia do të bëhej një nga qendrat kryesore të pushtetit, në kundërshtim me dominimin amerikan dhe me vlerat liberale të…
Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së,…
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar kanë nxitur diskutime për të ardhmen e udhëheqjes së partisë. Në një intervistë…
Më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në sallën e gjyqit u përmendën edhe shtatë emra të tjerë. Ata nuk ishin të akuzuar, por gjykata i cilësoi…
Kriza politike, interesat gjeopolitike dhe rreziku që përçarjet e brendshme të dobësojnë rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria po përballet me një krizë që ngre pyetje të rëndësishme për…
Nuk thuhet kot se në këtë botë, ajo që bën, edhe do të të kthehet. Në shekujt XIX dhe XX, demokracia ushtronte presion, duke kërkuar që shoqëritë dhe shtetet e asaj kohe të demokratizoheshin, që do të thotë të…
Propozimligji për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) me Agjencinë e Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut hap një debat thelbësor për të ardhmen e institucioneve të sigurisë, përqendrimin e kompetencave dhe…
Roli i kryeministrit Edi Rama dhe i klasës politike shqiptare duhet shqyrtuar përtej polemikës së zakonshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Një qeveri demokratike nuk ka detyrimin t’i pranojë të gjitha kërkesat e protestuesve, por ka…
Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Ukrainës ka arritur në pikën më të ulët që nga takimi shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën, që e ka Amerikën partnerin kryesor strategjik, kjo krizë tregon sa e…
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, që u miratuan në mesnatën e 6 tetor nga Kuvendi i Kosovës, u bënë me nguti, në mënyrë amatoreske, pa konsultime me subjekte relevante dhe pa…
Në Njeriu i revoltuar, Albert Camus nis nga një pyetje që duket e thjeshtë, kush është njeriu i revoltuar? Përgjigjja e tij është e shkurtër, por e rëndë, është njeriu që thotë "jo". Ky "jo" nuk…
Edi Rama tha përafërsisht këtë: Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani. Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska…
Politike modern dhe me zhvillimin e konceptit të lirisë dhe, me të, themelin e demokracisë sonë. Fija e përbashkët që përshkon hulumtimin e saj është se zhvillimi i demokracisë sonë buron nga frika nga pushteti i popullit….
Triumfi i Kombit/ I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore
Universiteti shqiptar dhe fabrikimi i "profesorëve të mëdhenj"
Pse Albin Kurti nuk qëndron pas protestave të studentëve të Tiranës?!
Kur protesta masive manipulohet: Kufijtë ndërmjet lirisë demokratike dhe cenimit të interesit kombëtar
Zgjedhjet në Serbi dhe beteja e përbashkët e shqiptarëve për rritjen e përfaqësimit politik në Beograd
Kurti u pre nga fotoja. Kosova pritet prej vitesh
Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939
Po ringrihet Kulla e vëllezërve Lan e Nekë Halili në Belle të Deçanit
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të fundit. Nga ajo që shihet, artistja…
Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Romë të Italisë, me një paraqitje të guximshme dhe plot…
