TË FUNDIT

Shoqërohen tre persona në Polici, dyshohen se postuan video duke mbajtur armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kishin postuar video në rrjete sociale duke mbajtur armë.

Rasti ka ndodhur në Rahovec, të enjten.

“Rahovec 19.11.2026. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kishin postuar video në rrjete sociale duke mbajtur armë. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar; një pushkë gjuetie me 13 fishekë, një pushkë snajper me 12 fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *