TË FUNDIT

Konkurset e javës: Pozita të reja për profile të ndryshme

Nga pozitat menaxheriale deri te puna në retail, konkurset e kësaj jave në Telegrafi Jobs sjellin mundësi për profile dhe nivele të ndryshme përvoje. Nëse po mendoni për hapin e radhës në karrierë, mes pozitave të reja mund të jetë edhe ajo që po kërkoni.

Viva Fresh Store po zgjeron ekipin me pozita për Sektorist/e në Pozhoran dhe Milloshevë, Arkatare në Prishtinë dhe Milloshevë, si dhe Department Menaxher/e në Obiliq – mundësi për kandidatët që duan të zhvillohen në shitje, shërbim ndaj klientëve dhe menaxhim të operacioneve në retail.

Ndërkohë, përmes staffiX janë hapur dy role në Prishtinë: Executive Assistant , për profesionistë të organizuar që mund të mbështesin drejtpërdrejt menaxhmentin ekzekutiv, si dhe General Manager , një pozitë e nivelit të lartë për kandidatë me përvojë të dëshmuar në udhëheqje dhe sektorin retail/wholesale. Në Telegrafi Jobs mund të gjeni këto dhe shumë mundësi të tjera pune – shqyrtoni kriteret dhe aplikoni brenda afatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *