Shiroka-Pula: Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian
Presidentja e Kosovës, JustinaShiroka- Pula, ka thënë se Kosova e sheh Belgjikën partnerë të rëndishëm në rrugën drejt integrimit evropian.
Ajo ka thënë se Kosova dhe Belgjika janë shtete mike dhe kanë mundësi të rritjes së bashkëpunimit.
Presidentja në fjalën e saj në pritjen e organizuar nga ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës, vlerësoi ndihmën e këtij shteti për popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit.
“Populli ynë nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999, as qëndrimin e saj parimor në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s, për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke shtuar më tej se ky solidaritet do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive. Dy shtetet kanë potencial të madh për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe institucional. Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian”, tha ajo thuhet në komunikatën e Presidencës
