TË FUNDIT

Sherif Ramabaja: Pse Ganja të mos emërohet presidente?

Kosova ka përvojë të mirë që gratë të zgjedhën për presidente. Këtë e ka dëshmuar me Atifete Jahjagën dhe më pas me Vjosa Osmanin. Tash në kulmin e krizës në zgjedhjen e presidentit u kandiduan edhe dy zonja të tjera me plot meritë. Shtrohet pyetja, pse mos të kandidohet e Ganja.

Nëse ajo nuk kandidohet nga partia e saj PD, mund ta kandidonte ndonjë parti tjetër. Ekziston disponimi i përgjithshëm se ajo do ta meritonte një kandidaturë të tillë.

Së pari ajo është një grua, pasi Kosova po u jep përparësi gjinisë femërore, e dyta ajo të gjitha meritat në PDK i ka fituar me meritë e jo me hatër, siç deklaroi ajo vetë në një intervistë televizive, dhe së treti, ajo ka dëshmuar se e meriton një post të tillë pasi është e vetmja, e cila Albin Kurtit ia kapi, mikrofonin.

Në pyetjen se a do të pinte kafe me Donika Gërvallen tha se kurrsesi jo, po kjo është e drejtë e saj. Askush nuk mund ta obligoi që të takohet, të qëndroi, të drekoi, apo të pijë kafe me dike që nuk i pëlqen.

Zonja Gërvalla tash ka kaluar në një pozitë tjetër, duke e marr ministrinë e drejtësisë dhe askush nuk e ka të qartë se çfarë planesh ka. Ajo ka jetuar kohë të gjatë në perëndim, ka studiuar atje prandaj ajo udhëheqë edhe me metoda perëndimore, pa llogaritur se te shqiptarët ende janë në fuqi metodat e bajraktarizmit.

Ndoshta ajo ka mendime të mira, në aspektin e drejtësisë dhe emancipimit, po bajraktarizmi na ka mbetur nga koha e Turqisë dhe na është futur në jetën e përditshme. Don shekuj që ta flakim.

Kjo mund të jetë edhe një pengesë për Ganën, e cila i respekton rregullat e së kaluarës. Ajo duke ia kapur Kurtit, mikrofonin, e zbatoi po këtë metodë bajraktarizmi, si vlerë që na ka mbetur nga Perandoria Otomane.

Këto janë merita se si një femër shqiptare si Ganja i mbron traditat e popullit shqiptar, siç është edhe bajraktarizmi.

Kurtit pasi nuk arriti t´ia kap, Lista Serbe mikrofonin, bile as Dudija, doli dikush që t´i tregoi se këtu ka gra (burra) shqiptare që ia bëjnë këtë.

Ky gjest dhe sjellja e saj prej një Shote Galice, e cila luftën e kishte me pushtuesin serb, kurse Ganja me Albin Kurtin, dëshmojnë se ajo do ta meritonte emërimin dhe zgjedhjen për presidente.

Shqiptarët dhe Kosova duhet të krenohen me një kandidate dhe femër plot energji, guxim, sakrificë dhe patriotizëm, në kapjen e mikrofonave, sikurse është Ganja.

Ganja të propozohet për presidente edhe pse Bedri Hamza ka fole njëherë, e nuk flet për të dytën herë.

Mars – Rover (Satirë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *