SHBA tërheq bombarduesit nga baza në Britani, Rubio sqaron vendimin
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se tërheqja e bombarduesve amerikanë nga baza RAF Fairford në Britani nuk lidhet drejtpërdrejt me arrestimin e pesë personave pranë bazës.
“Departamenti i Luftës po rishpërndan vazhdimisht burimet aty ku nevojiten. Rotacionet e avionëve janë gjithashtu diçka normale”, tha Rubio.
Pentagoni konfirmoi se bombarduesit, përfshirë B-1, B-2 dhe B-52, janë rikthyer në bazat e tyre në SHBA.
Megjithatë, sipas raportimeve amerikane, disa prej avionëve u larguan me urgjencë pasi u shfaqën informacione të reja lidhur me kërcënimin e mundshëm.
Më 27 shtator, RAF Fairford ishte në qendër të një incidenti të dyshuar terrorist, ndërsa pesë shtetas britanikë u arrestuan pranë bazës nën dyshimin për vepra që lidhen me eksplozivë dhe terrorizëm.
Një shtetas britaniko-iranian u arrestua gjithashtu më 1 tetor.
Autoritetet britanike kanë deklaruar se baza mbetet e sigurt.
Ndërkohë, kryeministri britanik më herët tha se kishte “indikacione të forta” për përfshirje të Iranit në incident, pretendim që Teherani e ka mohuar.
RAF Fairford është një pikë e rëndësishme e operacioneve amerikane në Evropë dhe shërben si bazë e avancuar për bombarduesit e Forcave Ajrore amerikane. /Telegrafi/
