Kush është duke punuar për Serbinë, mos të flejë rehat në Kosovë
Fjalia “Kush është duke punu për Serbi, mos t’flen rahat në Kosovë” është një deklaratë e deputetit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Daut Haradinaj, e thënë gjatë një interviste në emisionin “Oxygen”.
Ky mesazh i drejtohej individëve në Kosovë që, sipas tij, mbajnë lidhje me shërbimet serbe dhe veprojnë kundër interesave kombëtare e shtetërore.
Haradinaj e lidhi këtë qëndrim me shqetësimet se persona të caktuar kanë bashkëpunuar me zyrtarë të Beogradit për të siguruar materiale dhe dëshmi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
