TË FUNDIT

Shakira shpallet “fanse” e Dua Lipës – shqiptarja surprizon Madridin (VIDEO)

Dua Lipa ka qenë surpriza e madhe e koncertit të Shakirës në Madrid, ku dy yjet botërore bashkuan për herë të parë zërat e tyre në skenë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq papritur gjatë koncertit të tetë të Shakirës në kryeqytetin spanjoll, duke interpretuar së bashku me të hitin e njohur “Antología”.

Momenti u prit me entuziazëm të madh nga publiku, ndërsa vetë Shakira nuk i kurseu fjalët e admirimit për Dua Lipën.

“Për mua është nder dhe privilegj ta këndoj këtë këngë, që do të thotë kaq shumë për mua, me një grua kaq të admiruar dhe të dashur në gjithë botën. Sot deklarohem zyrtarisht fanse e saj”, tha Shakira para se ta ftonte Dua Lipën në skenë.

Takimi në Madrid shënoi një moment të veçantë për të dyja këngëtaret, pasi deri tani ato nuk kishin realizuar asnjë duet së bashku, as në studio dhe as në skenë.

Zgjedhja e këngës “Antología” nuk ishte e rastësishme. Dua Lipa e kishte interpretuar këtë këngë të Shakirës gjatë koncertit të saj në Bogotá në vitin 2025, duke marrë atëherë edhe reagimin emocional të yllit kolumbian.

Shakira kishte shkruar se ishte e prekur ta dëgjonte këngën e saj në zërin e Dua Lipës, pikërisht në qytetin ku e kishte shkruar shumë vite më parë. Dua Lipa i ishte përgjigjur duke thënë se kishte qenë një natë e bukur dhe se e kishte dashur shumë interpretimin e këngës së saj.

Më pas, Shakira kishte shprehur publikisht dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, ndërsa tani dy yjet më në fund e realizuan këtë takim muzikor para publikut.

Dua Lipa ishte e ftuara surprizë e koncertit të Shakirës në kuadër të rezidencës së saj në Madrid, pjesë e turneut botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Shakira ka planifikuar gjithsej 12 koncerte në Madrid, ndërsa seria e paraqitjeve pritet të mbledhë qindra mijëra spektatorë.

Koncerti ku u paraqit Dua Lipa pati edhe transmetim ndërkombëtar në streaming, duke bërë që dueti i tyre të ndiqej nga publiku shumë përtej Spanjës.

Për Dua Lipën, e cila vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën botërore, paraqitja krah Shakirës shënon edhe një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare.

Të fundit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia mund të bjerë në rreth 1.2 milionë banorë deri në 2050, alarmon akademiku i njohur

E pazakontë në Shkup: pela pjell në mes të rrugës

Deklarata e rrezikshme e Dodik në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Pas takimit me Kurtin, deklarohet Hamza: Jemi gati t’i japim votat për presidentin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *