Daut Haradinaj me dedikim emocionues për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup!
Daut Haradinaj me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup! Daut Haradinaj ka ndarë një mesazh emocionues kushtuar Jakup Krasniqit, duke vlerësuar kontributin e tij në rrugëtimin kombëtar dhe në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës. Në një postim, Haradinaj e ka cilësuar Krasniqin si burrë të urtë dhe ideolog të shtetësisë, ndërsa ka shprehur respektin e tij të veçantë për figurën e tij. „S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu, Baca Jakup“, ka shkruar Haradinaj, duke iu referuar edhe mjekrës së bardhë dhe rrudhave të Krasniqit si dëshmi të rrugës së gjatë dhe të vështirë të kombit shqiptar.
