TË FUNDIT

Shaheen nga Tirana: Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe këtu, paqëndrueshmëria nuk njeh kufij

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.

Ajo e vizitoi Bosnje e Hercegovinën dhe tani po qëndron në Shqipëri, para se të udhëtojë drejt Kosovës të hënën. Ajo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi e Kroacinë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me liderë të rinj për të shtjelluar rolin e gjeneratës së ardhshme në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë, Shaheen theksoi rëndësinë e angazhimit ekonomik amerikan, duke përfshirë heqjen e barrierave tregtare, zgjerimin e qasjes në tregje dhe mbështetjen për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë.

“Dua t’i jap meritat kësaj administrate në Uashington. Ajo i ka kushtuar më shumë vëmendje angazhimit ekonomik amerikan, dhe mendoj se kjo është e mirë për rajonin” , tha Shaheen për administraten Trump.

Por ajo shtoi se “diplomacia amerikane duhet t’ua hapë dyert bizneseve amerikane, por nuk duhet të vendosë se cilat biznese amerikane duhet të kalojnë nëpër ato dyer”.

Muajin e kaluar, zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Argent LNG, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në korrik se vendi po e shqyrtonte mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen, mes thirrjeve të vazhdueshme për t’iu bashkuar projektit të aleatit të vet më të madh për furnizim me LNG.

Duke folur për stabilitetin, senatorja u ndal te gjendja në Bosnje e Hercegovinë, ku kishte qëndruar para vizitës në Shqipëri dhe ishte nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Sarajevës”.

Ajo tha se, më shumë se 30 vjet pas luftës, udhëheqësit politikë ende po shfrytëzojnë ndasitë etnike dhe po sfidojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Shqipëria e kupton se paqëndrueshmëria nuk ndalet në kufi. Ajo që ndodh në Bosnjë ka rëndësi edhe këtu. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe këtu”, tha Shaheen.

Ajo theksoi se politika amerikane duhet të përforcojë institucionet dhe marrëveshjet që kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ajo i bëri thirrje Bosnjës të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia.

Si fushë të tretë, Shaheen përmendi demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke argumentuar se ato janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe sigurinë.

Sipas saj, bizneset investojnë kur kontratat zbatohen dhe gjykatat janë të pavarura, ndërsa sipërmarrësit kanë nevojë për kushte të barabarta garimi.

Ajo ritheksoi gjithashtu mbështetjen për një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Shaheen, procesi i integrimit evropian ndihmon në forcimin e sundimit të ligjit, institucioneve demokratike dhe qeverisjes ekonomike. Ajo i cilësoi këto reforma të rëndësishme si për vendet e rajonit, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, senatorja paralajmëroi se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i besueshëm dhe se perspektiva evropiane nuk duhet të shndërrohet në premtim të pafund.

“Duhet të ketë një rrugë të qartë përpara për vendet që i përmbushin detyrat e tyre”, tha ajo.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Shqipëria shihen si më të përparuarat në rrugën drejt anëtarësimit dhe që të dyja synojnë të bëhen pjesë e bllokut deri më 2030.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo aplikoi për anëtarësim në fund të vitit 2022, por kërkesa e saj ende nuk është shqyrtuar.

Serbia ka 22 nga 35 kapitujt e negociatave të hapur me BE-në, por procesi i saj është i bllokuar që nga viti 2021. Ndërsa Bosnje e Hercegovina e mori dritën e gjelbër për hapjen e negociatave në mars 2024, por ende pret miratimin e kornizës negociuese dhe nisjen zyrtare të tyre.

Kjo është vizita e fundit e Shaheenit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të një delegacioni të Kongresit në cilësinë e anëtares së rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj. Anne-Lise Cattin Hennin. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës,…

Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtari i këtij subjekti, Enver Hoxhaj duke uruar partinë i ka kujtuar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Deputeti…

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në QK…

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në edicionin e tetë të Kongresit Ndërkombëtar me temën “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”, ekspertë të fushës kanë…

Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, si dhe kanë konfiskuar armë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij disa orë pas…

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që…

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën. Jahjaga, ka vlerësuar që vrasja e grave nuk është thjesht një tragjedi individuale e as një…

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku,…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës. "Dua t'ju shpreh urimet më…

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm. Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik…

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar kërkesën e organizatave të shoqërisë civile, intelektualëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut për dërgimin e Ligjit për Dhomat e…

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara që synon të ndryshojë kornizën ligjore të këtij institucioni. Këto ndryshime, që erdhën pas dënimit me 81 vjet burgim për katër…

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në rrjet. 10 tetor: Nga TS Ferizaj II 35/10(20) [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV J05 Drejtimi “Ujvara” me Kod 40041011 nga ora 09:30…

Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani të përqendrohen në përmbushjen e reformave për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian. Kosova ka më…

Sot, më 10 tetor, shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor, të luftojë stigmën dhe të promovojë mbështetjen për personat…

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë, Luginën e Preshevës dhe politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Hungarisë, László István Dux, nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e presidentes. Duke shprehur mirënjohje për angazhimin e Hungarisë në…

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit. Gjendja e tij është e rëndë, por stabile. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla,…

Ambasada e SHBA-së në Kosovë mirëpriti zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i Ambasadës amerikane…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e presidentes. Në takim u diskutua për përfundimin e procesit të formimit dhe të…

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke paralajmëruar masa që synojnë kufizimin e funksionimit të këtij institucioni ndërkombëtar të…

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bëri të ditur se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që të hyjnë në Serbi tre deputetë të Kosovës: Arbërie Nagavcin, Fatmire Mullhaxhën dhe Liza Gashin, që po shkonin tek ajo për…

Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një seri marshimesh malore në terrene të vështira në Kosovë, përfshirë zonat…

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë, ku ishte nisur së bashku me deputetet Fatmire Kollçaku dhe Liza Gashi, si dhe…

Gjatë vizitës në Budapest, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi takime të ndara me zëvendëssekretaren e shtetit për politikë të sigurisë në Ministrinë e Punëve të…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, të cilin e falënderoi për vizitën dhe dialogun e vazhdueshëm. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në…

Personi i plagosur në rastin e sotëm tragjik në Livoç të Ulët të Gjilanit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha për KosovaPress se personi i plagosur ka…

Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për vrasjen e gruas në Livoç të Ulët në Gjilan, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, në një ngjarje ku humbi jetën edhe vëllai i saj, ndërsa një…

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Gjilan, ku një grua dhe vëllai i saj u vranë nga bashkëshorti i saj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur tronditjen për rastin, duke…

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ajo tha se ndjehet e tronditur nga ky lajm, transmeton IndeksOnline. “Pres nga…

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin bisedoi mbi të drejtat e komuniteteve. Në mesin e shumë temave, u shtjellua dhe çështja e diskriminimit…

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot në takim gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, transmeton…

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e…

Valon Ramushi është emri i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e së premtes në Livoq të Ulët të Gjilanit. Rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur pas të shtënave me armë zjarri, ku dy persona…

Në Ministrinë e Ekonomisë u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në grup marrin pjesë përfaqësues politikë dhe…

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 12 tetor. Në rend janë 3 pika diskutimi. Fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë. Pastaj, do të bëhet…

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së që çoi në zgjedhjen e Presidentes së re, tha se beson që ky është fundi i një tranzicioni dhe fillimi i një cikli të ri…

Kongresisti amerikan, Gregory Meeks, vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin e saj në institucionet euroatlantike. Ai këtë qëndrim për Kosovën e…

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot me katër vota për dhe asnjë kundër, aplikacionet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet Kosova A dhe Kosova…

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po qëndron për vizitë në Budapest, ku ka kërkuar mbështetjen aktive të Hungarisë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për…

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim Christoph Israng, drejtor i Departamentit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në…

Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it organizoi sot në Kampin Bondsteel një takim me oficerët rajonalë të çështjeve publike të Policisë së Kosovës, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e…

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtar i lartë Ali…

Në gjykimin e filluar rishtazi të dy të akuzuarve për spiunazh Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit që të dy u deklaruan sërish të pafajshëm. Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, bëri të ditur se për shkak të afrimit të…

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh. Të dy të akuzuarit kanë mohuar fajësinë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në…

Në punën e tyre të përditshme, stomatologët shohin se sa shumë mund të ndryshojë jetën e një njeriu kujdesi stomatologjik, teksa shëndeti oral është pjesë e pandashme e shëndetit të…

Kryeprokurori i Shtetit takon u.d. Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale

Gërvalla: Hap i rëndësishëm për Byronë Shtetërore

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Thyhen dritaret e zyrave të Kuvendit të Kosovës

Ndihma e Shqipërisë për Kosovën, përherë ka qenë jetike!

Gjyshërit – shtylla e heshtur e familjes shqiptare në Malin e Zi

Arsimi: Viktima më e madhe e këtij sistemi

„Të presësh degën mbi të cilën je ulur“ ta thyen qafën?!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja e njohur amerikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Global Gift…

Amal Clooney ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa së bashku me bashkëshortin, aktorin e njohur George…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *