Serbia u kthye nga studentët, serbët e Kosovës mbetën me Vuçiqin
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Serbia i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Serbët e Kosovës që dolën të votojnë bënë të kundërtën: mbi dy të tretat e tyre e mbështetën listën e tij.
Në nivel të Serbisë, Lista Studentore fitoi 53,01 për qind të votave, ndërsa lista "Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar" mori 38,98 për qind. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), studentët do të kenë 140 nga 250 deputetë dhe lista e Vuçiqit 103.
Te votuesit nga Kosova raporti është i përmbysur. Lista e Vuçiqit mori 25.660 vota, rreth 72 për qind, kurse Lista Studentore 7.353 vota, ose 20,6 për qind. Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, që në nivel shtetëror mbeti nën pragun zgjedhor, mori 1.170 vota nga Kosova, gati gjysmën e atyre që kishte marrë në vitin 2023.
Edhe këtë herë votuesit nga Kosova nuk votuan aty ku jetojnë. Që nga viti 2022, institucionet e Kosovës nuk e lejojnë hapjen e vendvotimeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Prandaj RIK organizoi 60 vendvotime në Rashkë, Ribariq të Tutinit, Kurshumli dhe Vranjë. Për shumë votues kjo nënkuptoi një udhëtim deri në 120 kilometra, kryesisht të organizuar me autobusë dhe vetura.
Dalja e votuesve nga Kosova ishte rreth 35,5 për qind, nga 25,4 për qind sa ishte në vitin 2023. Megjithatë mbeti gati dyfish më e ulët se mesatarja e Serbisë, ku pjesëmarrja prej 68,89 për qind ishte më e larta në zgjedhjet parlamentare të këtij shekulli.
Veriu, i vetmi vend me garë të vërtetë
Pamja ndryshon kur komunat shihen veç e veç. Sipas një analize të portalit beogradas Savremena politika, Veriu, pra Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, është e vetmja pjesë e Kosovës ku rezultati pasqyron një garë reale mes dy opsioneve.
Në Veri dalja u rrit nga 27,4 në 42,4 për qind, ndërsa pjesa e listës së Vuçiqit ra nga 72,5 në 65,2 për qind. Lista Studentore mori rreth një të tretën e votave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq, dhe nga Veriu erdhën 61 për qind e të gjitha votave që ajo fitoi në Kosovë. Përjashtim bën Zubin Potoku, e vetmja komunë veriore ku lista e Vuçiqit e rriti përqindjen e saj.
Qendra dhe lindja, kështjella e Vuçiqit
Krejt ndryshe votuan serbët në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës: në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Vushtrri, Shtërpcë dhe në komunat e Anamoravës. Këtu lista e Vuçiqit mori 82,3 për qind të votave, dhe pikërisht nga kjo zonë erdhën 60 për qind e të gjitha votave të saj në Kosovë. Dalja më e lartë në gjithë Kosovën u regjistrua në Novobërdë, 66,52 për qind.
Lista Studentore mbeti e dobët në këtë zonë. Rezultatin më të mirë e pati në Prishtinë, me 16,7 për qind, ndërsa në Novobërdë mori vetëm 6,5 për qind. Në Shtërpcë numri i votuesve u katërfishua krahasuar me vitin 2023, nga 660 në 2.753, dhe pothuajse e gjithë rritja shkoi te lista e Vuçiqit, e cila mori 2.105 vota.
Në perëndim e në jug, pothuajse askush nuk votoi
Në Pejë, Istog, Klinë, Rahovec, Prizren, Dragash, Skënderaj dhe Ferizaj, dalja ra nga 11,5 në 9,2 për qind. Në Prizren votuan vetëm dhjetë persona. Në Gorë, me mbi gjashtë mijë votues të regjistruar, votuan më pak se treqind. Peja është e vetmja komunë e Kosovës ku lista e Vuçiqit nuk doli e para: socialistët e Daçiqit morën 47,4 për qind, Serbia e Bashkuar 34,9 për qind dhe Lista Studentore 13 për qind.
Krahasuar me vitin 2023, lista e Vuçiqit, në të cilën këtë herë garoi edhe Partia Radikale Serbe, i shtoi votat në Kosovë për rreth 48 për qind. Megjithatë përqindja e saj mbeti pothuajse e njëjtë, rreth 72 për qind. Ndryshimin më të madh e solli Lista Studentore, që mori mbi tri herë më shumë vota se të gjitha listat opozitare bashkë në zgjedhjet e kaluara, kur ato kishin gjithsej 2.370 vota.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e kishte mbështetur hapur Vuçiqin para zgjedhjeve. Në anën tjetër, edhe pse fituesit e rinj në Beograd vijnë nga lëvizja studentore, kjo lëvizje në një memorandum të mëhershëm e kishte cilësuar Kosovën "pjesë përbërëse të Serbisë". Në programin zgjedhor, studentët nuk e përmendën fare as Kosovën, as Bashkimin Evropian.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka zhvilluar sot një takim me homologun e saj irlandez Jim O’Callaghan, me të cilin…
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e Diana Kastratit, më 18 maj 2011…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas sqarimeve të këtij të fundit lidhur me çmimin e shiritit nëntokësor në kontratën e…
Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në…
Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve…
Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka ndërprerë përkohësisht funksionimin e saj, duke pezulluar aktivitetet dhe shërbimet për qytetarët dhe profesionistët e kësaj fushe, si pasojë e mungesës së…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet të palëkundur institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi. Anëtarët e delegacionit e…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për punën dhe prioritetet e Kuvendit në muajt në vijim. “Sot prita në takim kryetaret dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit. Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së…
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka prezantuar analizën “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, përmes së cilës janë trajtuar rastet kur institucionet nuk i kanë zbatuar…
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim gjeneralmajor Stephen E. Osborn, adjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Shërbim i Shquar”…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, lidhur me pretendimet e këtij të fundit për shpenzimet në kuadër të kontratës së…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Kërçeli, ka ngritur një sërë dyshimesh lidhur me kontratat e Komunës së Prishtinës, duke kërkuar sqarime për destinimin e shtyllave të vjetra të ndriçimit, mundësinë…
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një stërvitje e përbashkët në kërkimshpëtimin malor ndërmjet efektivëve të bazës së mbështetjes dhe emergjencave civile –…
Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Në…
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e nisjes së tij për në Hagë. Në vizitën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes kanë marrë…
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh, gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare në Vërmicë. Mallrat e zbuluara përfshinin këpucë dhe veshmbathje,…
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor. Kjo pritet të ndodhë në…
Makfire Kastrati ka kujtuar vajzën e saj, Diana Kastratin, duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin ndaj institucioneve për mosmbrojtjen e saj. Në një postim në Facebook, Kastrati ka shkruar se kanë kaluar 15 vjet, 6 muaj e 12 ditë pa vajzën e saj,…
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka akuzuar Serbinë për heshtjen dhe shtrembërimin e fakteve gjyqësore mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë. Në një reagim në…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetare të partisë. Në emisionin “Pressing” të T7 të enjten mbrëma, Bajrami tha se ka interes dhe se do të kandidojë…
Debati për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale vazhdoi të enjten mbrëma në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës. Komentatori Rrahman Paçarizi tha se Gjykata Speciale është institucion politik, të cilin Kosova u…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pezullimin nga detyra të drejtorit të Prokurimit, deri në përfundimin e hetimit penal ndaj tij. Sipas njoftimit të IPK-së të së…
Ministrja Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku të pranishëm ishin miq dhe partnerë evropianë. Përmes…
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në…
Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, krahas integrimit euroatlantik të rajonit, të shihet si përgjigje strategjike ndaj ndikimit në rritje të Kinës në…
Prishtinë – Protesta për drejtësi në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt hyri të enjten në ditën e nëntë radhazi. Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist e bllokuan rrugën pranë Stacionit Policor…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Vlora Çitakun për emërimin e saj si ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një postimi në…
Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka prezantuar gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)…
Në margjina të Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme që po mbahet në Budvë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot zëvendësministren e Brendshme…
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në margjina të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë në Budvë të Malit të Zi, ka takuar sot Jürgen Ebner, drejtor i Europolit. Me këtë rast, ministri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe dhjetë vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende nuk dihet emri i vrasësit dhe askush nuk është vënë para drejtësisë për…
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publikoi në faqen zyrtare të ish presidentit të Kosovës në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e transferimit në Hagë. “Dua t’ju shtrëngoj…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, duke theksuar se zbardhja e plotë e së vërtetës dhe përcaktimi i përgjegjësive mbeten detyrim i…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të pesë kadetëve të Kosovës, të cilët kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë. Ceremonia…
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës Vlora Spanca ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës raportin e auditimit vjetor për vitin 2025 mbi menaxhimin e fondeve publike. Spanca tha se raporti përmban dy shtylla kryesore –auditimi vjetor financiar i qeverisë…
Aktivistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën në Prishtinë kundër vrasjes së grave, me ç’rast pritet të bllokohen të gjitha rrugët e kryeqytetit. Ndërkaq, sot aktiviteti do…
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., dy ditë pas sekuestrimit të 37 kilogramëve narkotikë në një aksion nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe delegacionin e udhëhequr prej…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit…
Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, kësaj radhe në fushën akademike. Artisti ka bërë të ditur se nga sot mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë, pasi ka…
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendosur mbi karriget e ministrave fotografi që paraqesin gjendjen e uniformave të dëmtuara të Policisë së Kosovës. Pas këtij aksioni, Haxhiu i ka drejtuar një…
Aktivistja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka deklaruar se nuk do të ndalen së protestuari derisa të gjithë personat që, sipas saj, kanë kontribuar në rrethanat që çuan në vrasjen e Arlinda Zekajt, të…
Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti të enjten pretencën për dosjen "Plumbi i Artë", një nga proceset më të rënda kundër krimit të organizuar në…
Me uljen e temperaturave rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Gjatë muajve të ftohtë, nevoja më e madhe për furnizim me energji elektrike e bëjnë edhe më të rëndësishëm shfrytëzimin e saj në mënyrë…
Sveçla refuzon dorëheqjen pas vrasjes së Arlindës: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre
“Kij kujdes, ki urdhër mbrojtës, mos thuaj çka u ba” – mesazhi i Jeton Sylajt që prokuroria e la me shënim zyrtar
“Ishin të mbushur me bomba deri dje”, Halilaj sulmon ata që kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës
Mobilizohet prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, kryeprokuroja mbledh strukturat
Drejtësia duhet të ushtrohet në Kosovë!
Ben Blushi: “Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë”
Filozofia politike si të jetojmë së bashku
Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Modelja e njohur Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke u shfaqur e veshur si një lepurushe…
Bianca Censori njihet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe veshjet që ekspozojnë trupin, ndërsa këtë herë ka…
