TË FUNDIT

Kërçeli ngre dyshime për kontratat e Komunës së Prishtinës: Flet për aneks-kontratë prej 3 milionë eurosh dhe 18 mijë euro për zhvendosjen e bustit të Rugovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Kërçeli, ka ngritur një sërë dyshimesh lidhur me kontratat e Komunës së Prishtinës, duke kërkuar sqarime për destinimin e shtyllave të vjetra të ndriçimit, mundësinë e nënshkrimit të një aneks-kontrate prej rreth 3 milionë eurosh, si dhe shpenzimet e parapara për projektin e sheshit “Gjergj Bush”.

Në një paraqitje në televizionin ATV, Kërçeli ka thënë se ka informacione për një aneks-kontratë që, sipas tij, mund të jetë nënshkruar pas përfundimit të kontratës fillestare prej 10 milionë eurosh për ndriçimin inteligjent (smart).

Ai i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të sqarojë nëse është nënshkruar një kontratë shtesë, e cila, sipas pretendimeve të tij, do të arrinte vlerën prej 30 për qind të kontratës fillestare, apo rreth 3 milionë euro.

“Pyetja e parë është: A mund të na informojë Komuna e Prishtinës se ku kanë përfunduar shtyllat e vjetra? Pyetja e dytë është: A ka nënshkruar Komuna e Prishtinës, rastësisht, edhe një aneks-kontratë prej 30 për qind, apo rreth 3 milionë euro më shumë, për këtë kontratë? Kontrata fillestare ishte 10 milionë euro dhe është përmbyllur. Mirëpo, unë kam informacione se është nënshkruar edhe një kontratë aneks”, ka deklaruar Kërçeli.

Deputeti i LVV-së ka theksuar se qëllimi i ngritjes së këtyre çështjeve nuk është kërkesa për arrestimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, por që institucionet kompetente të trajtojnë dyshimet dhe të veprojnë vetëm në bazë të ligjit.

“Nuk është ideja që ne po kërkojmë të arrestohet kryetari Përparim Rama. Nuk është ideja që ne ia dëshirojmë burgun; ne nuk ia dëshirojmë burgun askujt. Edhe nëse arrestohet Përparim Rama, kjo duhet të ndodhë vetëm nëse ka bazë ligjore” , ka thënë ai.

Kërceli ka shtuar se deputetët nuk kanë rol gjykues, por kanë përgjegjësi që parregullsitë dhe dyshimet që i evidentojnë t’i adresojnë te organet kompetente.

“Normalisht, ne nuk jemi gjykatë. Ne kemi përgjegjësi që sinjalizimet dhe parregullsitë që i vërejmë, si dhe dilemat që kemi, t’i paraqesim në organet kompetente. Kemi edhe obligim ligjor për këtë. Nuk mund t’i heshtim, sepse në të kundërtën bëhemi edhe vetë përgjegjës”, është shprehur deputeti.

Ndërkaq, ai ka komentuar edhe kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke pretenduar se zyrtarizimi i saj mund të lidhet me mënyrën se si kryetari i Prishtinës do t'i paraqiste eventualisht zhvillimet e mundshme në proceset gjyqësore.

Sipas Kërcelit, Rama mund ta përdorë kandidaturën e tij politike për t’i paraqitur veprimet eventuale të drejtësisë si përpjekje për ta penguar në ambiciet politike.

“Unë mendoj se zoti Përparim Rama e bëri zyrtarizimin e kandidaturës së tij për kryetar të LDK-së vetëm për një arsye: që, në rast se ngrihet ndonjë aktakuzë ndaj tij, të viktimizohet duke thënë: ‘Shikoni, në momentin kur shpreh ambicie për kryeministër, shikoni se çfarë po më bëjnë! Po merren me gjykata, po më ngrenë aktakuza’” , ka deklaruar Kërçeli.

Ai ka mohuar që LVV-ja t’i ketë imponuar Ramës nënshkrimin e kontratave për të cilat po ngre dyshime, duke thënë se partia e tij vazhdimisht ka kundërshtuar atë që e konsideron keqpërdorim të besimit të qytetarëve.

“Jo, këto janë të gjitha veprime që ai i ka bërë me vetëdije të plotë. Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk i ka dërguar kontrata të tilla abuzive Përparim Ramës për t’i thënë: ‘Nënshkruaji!’. Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht e ka ngritur zërin dhe i ka thënë: ‘Të lutem, mos e keqpërdor besimin e qytetarëve! ’”, ka thënë ai.

Kërçeli kërkon qasje në kontratën për sheshin “Gjergj Bush”

Gjatë intervistës, deputeti i LVV-së ka bërë të ditur se ka kërkuar qasje në dokumentet zyrtare të kontratës për projektin e sheshit “Gjergj Bush”, duke shprehur dyshime se aty mund të ketë parregullsi edhe më të mëdha sesa në kontratën për ndriçimin inteligjent.

Ai i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që t'ia mundësojë qasjen në këtë dokumentacion, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një analizë për qytetarët lidhur me shpenzimet e projektit.

“Kam kërkuar qasje në dokumentet zyrtare të kontratës për sheshin ‘Gjergj Bush’. Prandaj, nga këtu i bëj thirrje Komunës së Prishtinës që të më mundësojë qasje në atë kontratë, sepse, me aq sa kam hulumtuar dhe jam interesuar, në këtë kontratë mund të dalin keqpërdorime edhe më të mëdha sesa në kontratën e ndriçimit inteligjent (smart)”, ka deklaruar Kërçeli.

Ai ka paralajmëruar se analiza e tij do të përqendrohet në mënyrën se si janë shpenzuar paratë publike dhe nëse shumat e parapara në kontratë janë të arsyeshme për shërbimet e planifikuara.

“Shumë shpejt do të bëj një analizë të qartë për qytetarët e Prishtinës, në mënyrë që ata ta kenë të qartë se ku kanë shkuar mjetet, përkatësisht taksat e qytetarëve të kryeqytetit ”, ka thënë deputeti.

18 mijë euro për zhvendosjen e bustit të Ibrahim Rugovës

Një nga çështjet që Kërceli ka veçuar gjatë paraqitjes së tij është shuma prej rreth 18 mijë eurosh, e cila, sipas tij, është paraparë në kontratë për zhvendosjen e bustit të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas deputetit, bëhet fjalë për marrjen e bustit nga vendi ku ndodhet pranë Katedrales, dërgimin e tij në depo dhe më pas kthimin dhe vendosjen sërish në pozicionin e mëparshëm.

Ai ka vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë e kësaj shume, duke kërkuar sqarime për shërbimet dhe pajisjet që mund të nevojiten për realizimin e këtij procesi.

“Rreth 18 mijë euro, sipas asaj që është paraparë në kontratë, janë faturuar për bustin e presidentit historik Ibrahim Rugova, vetëm për ta zhvendosur nga vendi i tij, për ta dërguar në depo dhe për ta kthyer sërish aty ku e ka vendin, pranë Katedrales”, ka deklaruar Kërçeli.

Ai ka theksuar se nuk ka informacion të plotë se sa mund të kushtojë realisht një shërbim i tillë, por ka kërkuar që Komuna të japë shpjegime për shumën e planifikuar.

“Unë nuk e di sa kushton realisht një shërbim i tillë. Nuk e di çfarë duhet të bëhet me bustin, sa duhet të kushtojë transporti apo çfarë pajisjesh nevojiten. A duhet të hyjë kamioni? A duhet të përdoret ndonjë mjet i veçantë? Nuk e di. Por 18 mijë euro vetëm për ta zhvendosur bustin e presidentit Ibrahim Rugova, për ta dërguar në një vend tjetër dhe për ta kthyer e vendosur sërish aty ku ishte, është një shumë që kërkon sqarim” , ka thënë ai.

Kërceli ka përsëritur se është në pritje të dokumentacionit të plotë të kontratës, për të analizuar më në detaje shpenzimet e parapara dhe për t'i bërë ato publike.

“Unë do të bëj një analizë të kësaj kontrate dhe shumë shpejt do t’ua prezantoj qytetarëve të Prishtinës. Ideja është që ne duhet t’i informojmë qytetarët e Prishtinës në detaje për atë që po ndodh”, ka theksuar ai.

Në fund, deputeti i LVV-së ka ritheksuar se shuma prej 18 mijë eurosh është paraparë për zhvendosjen e bustit, dërgimin e tij në një lokacion tjetër dhe kthimin në vendin e mëparshëm, ndërsa ka thënë se dyshimet e tij janë shtuar nga informacionet që ka arritur të sigurojë deri më tani.

“Pra, bëhet fjalë për marrjen e bustit nga pozicioni i tij, dërgimin në një vend tjetër dhe kthimin e vendosjen përsëri në vendin e mëparshëm. Për këtë janë paraparë 18 mijë euro. Unë jam duke pritur kontratën, sepse kam shumë, shumë dyshime, bazuar në atë që kam arritur të kuptoj deri më tani”, ka përfunduar Kërçeli.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka zhvilluar sot një takim me homologun e saj irlandez Jim O’Callaghan, me të cilin…

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e Diana Kastratit, më 18 maj 2011…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas sqarimeve të këtij të fundit lidhur me çmimin e shiritit nëntokësor në kontratën e…

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në…

Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve…

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka ndërprerë përkohësisht funksionimin e saj, duke pezulluar aktivitetet dhe shërbimet për qytetarët dhe profesionistët e kësaj fushe, si pasojë e mungesës së…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet të palëkundur institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi. Anëtarët e delegacionit e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për punën dhe prioritetet e Kuvendit në muajt në vijim. “Sot prita në takim kryetaret dhe…

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Serbia i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Serbët e Kosovës që dolën të votojnë bënë të kundërtën: mbi dy të tretat e tyre e…

Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit. Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së…

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka prezantuar analizën “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, përmes së cilës janë trajtuar rastet kur institucionet nuk i kanë zbatuar…

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim gjeneralmajor Stephen E. Osborn, adjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Shërbim i Shquar”…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, lidhur me pretendimet e këtij të fundit për shpenzimet në kuadër të kontratës së…

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një stërvitje e përbashkët në kërkimshpëtimin malor ndërmjet efektivëve të bazës së mbështetjes dhe emergjencave civile –…

Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Në…

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e nisjes së tij për në Hagë. Në vizitën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes kanë marrë…

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh, gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare në Vërmicë. Mallrat e zbuluara përfshinin këpucë dhe veshmbathje,…

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor. Kjo pritet të ndodhë në…

Makfire Kastrati ka kujtuar vajzën e saj, Diana Kastratin, duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin ndaj institucioneve për mosmbrojtjen e saj. Në një postim në Facebook, Kastrati ka shkruar se kanë kaluar 15 vjet, 6 muaj e 12 ditë pa vajzën e saj,…

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka akuzuar Serbinë për heshtjen dhe shtrembërimin e fakteve gjyqësore mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë. Në një reagim në…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetare të partisë. Në emisionin “Pressing” të T7 të enjten mbrëma, Bajrami tha se ka interes dhe se do të kandidojë…

Debati për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale vazhdoi të enjten mbrëma në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës. Komentatori Rrahman Paçarizi tha se Gjykata Speciale është institucion politik, të cilin Kosova u…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pezullimin nga detyra të drejtorit të Prokurimit, deri në përfundimin e hetimit penal ndaj tij. Sipas njoftimit të IPK-së të së…

Ministrja Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku të pranishëm ishin miq dhe partnerë evropianë. Përmes…

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në…

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, krahas integrimit euroatlantik të rajonit, të shihet si përgjigje strategjike ndaj ndikimit në rritje të Kinës në…

Prishtinë – Protesta për drejtësi në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt hyri të enjten në ditën e nëntë radhazi. Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist e bllokuan rrugën pranë Stacionit Policor…

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Vlora Çitakun për emërimin e saj si ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një postimi në…

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka prezantuar gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)…

Në margjina të Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme që po mbahet në Budvë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot zëvendësministren e Brendshme…

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në margjina të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë në Budvë të Malit të Zi, ka takuar sot Jürgen Ebner, drejtor i Europolit. Me këtë rast, ministri…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe dhjetë vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende nuk dihet emri i vrasësit dhe askush nuk është vënë para drejtësisë për…

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publikoi në faqen zyrtare të ish presidentit të Kosovës në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e transferimit në Hagë. “Dua t’ju shtrëngoj…

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, duke theksuar se zbardhja e plotë e së vërtetës dhe përcaktimi i përgjegjësive mbeten detyrim i…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të pesë kadetëve të Kosovës, të cilët kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë. Ceremonia…

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës Vlora Spanca ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës raportin e auditimit vjetor për vitin 2025 mbi menaxhimin e fondeve publike. Spanca tha se raporti përmban dy shtylla kryesore –auditimi vjetor financiar i qeverisë…

Aktivistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën në Prishtinë kundër vrasjes së grave, me ç’rast pritet të bllokohen të gjitha rrugët e kryeqytetit. Ndërkaq, sot aktiviteti do…

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj…

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., dy ditë pas sekuestrimit të 37 kilogramëve narkotikë në një aksion nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe delegacionin e udhëhequr prej…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit…

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, kësaj radhe në fushën akademike. Artisti ka bërë të ditur se nga sot mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë, pasi ka…

Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendosur mbi karriget e ministrave fotografi që paraqesin gjendjen e uniformave të dëmtuara të Policisë së Kosovës. Pas këtij aksioni, Haxhiu i ka drejtuar një…

Aktivistja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka deklaruar se nuk do të ndalen së protestuari derisa të gjithë personat që, sipas saj, kanë kontribuar në rrethanat që çuan në vrasjen e Arlinda Zekajt, të…

Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti të enjten pretencën për dosjen "Plumbi i Artë", një nga proceset më të rënda kundër krimit të organizuar në…

Me uljen e temperaturave rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Gjatë muajve të ftohtë, nevoja më e madhe për furnizim me energji elektrike e bëjnë edhe më të rëndësishëm shfrytëzimin e saj në mënyrë…

Sveçla refuzon dorëheqjen pas vrasjes së Arlindës: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

“Kij kujdes, ki urdhër mbrojtës, mos thuaj çka u ba” – mesazhi i Jeton Sylajt që prokuroria e la me shënim zyrtar

“Ishin të mbushur me bomba deri dje”, Halilaj sulmon ata që kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Mobilizohet prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, kryeprokuroja mbledh strukturat

Drejtësia duhet të ushtrohet në Kosovë!

Ben Blushi: “Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë”

Filozofia politike si të jetojmë së bashku

Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Modelja e njohur Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke u shfaqur e veshur si një lepurushe…

Bianca Censori njihet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe veshjet që ekspozojnë trupin, ndërsa këtë herë ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *