POLITIKATË FUNDIT

Salihaj: Sa të jetë gjallë Kurti, Vjosën nuk e voton kurrë për presidente

Ish-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj, ka thënë se deklarata e ish-presidentes Vjosa Osmani dhënë të dielën pas zgjedhjeve të parakohshme, se Lëvizja Vetëvendosje s’ka arsye për ta refuzuar emrin e saj për presidente, ishte absurde dhe amatore. Osmani ishte bartëse e listës së LDK-së.

Salihaj në “Zgjedhjet në KOHË” në KTV ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kurrë s’do ta bëjë Osmanin presidente.

“Për vete nuk e kam kuptuar fiksimin e Vjosës me qenë me çdo kusht presidente. Edhe në vitin 2021 kur ka konkurruar me z. Kurtin ishte krejtësisht për mua absurde. Kjo presidente, e mua kryeministër. Ne nuk e zgjedhim presidentin direkt, nuk mund t’u thuash qytetarëve po konkurroj për presidente e do të më zgjedhë populli. Kanë me zgjedh deputetët…Pa marrëveshje politike nuk zgjidhet presidenti, edhe nëse i merr 60 për qind të votave”, ka thënë Salihaj. “Deklarata e mbrëmshme ishte totalisht amatore, absurde dhe amatore. Asnjëherë sa të është z. Kurti gjallë nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente, po ia heqë merakun”, ka thënë Salihaj.

Ai ka thënë se mund të ketë koalicion për bashkëqeverisje e Osmani mund të ishte ministre e Jashtme, ku thotë se do të kontribuonte më shumë.

“Po ju garanton se z. Kurti kurrë nuk e voton, deputetët e tij se votojnë znj. Osmani…Me pas qenë z. Kurti i interesuar me bë presidente e kishte mundësinë t’ia vazhdonte mandatin. Krejt varej prej tij dhe ai s’do të na çonte në zgjedhje”, ka thënë Salihaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *