POLITIKATË FUNDIT

Sali priti Haxhiun në Qeveri: Lidhjet vëllazërore me Kosovën, vlerë që na bashkon

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Përmes një statusi në Fejsbuk, Sali ka theksuar rëndësinë e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, të cilat, sipas tij, “mbështeten në historinë, gjuhën dhe kulturën e përbashkët”.

“Lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, të rrënjosura në historinë, gjuhën dhe kulturën tonë të përbashkët, janë një vlerë që na bashkon dhe na nxit të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimit të tyre në rrugën evropiane, me synim krijimin e më shumë mundësive, zhvillimit dhe sigurisë për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *