TË FUNDIT

Rahoveci shpall ankand për dhënien me qira të gjashtë lokaleve në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”

Komuna e Rahovecit ka shpallur ankandet publike për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të gjashtë lokaleve afariste në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”.

Sipas njoftimit të Komunës, lokalet që do të jepen në shfrytëzim janë lokalet me numrat 1, 2, 3, 7, 8 dhe 9.

Të gjithë të interesuarit mund t’i shqyrtojnë njoftimet përkatëse për t’u informuar për kushtet, kriteret dhe afatet e aplikimit për secilin lokal.

Komuna ka publikuar njoftime të veçanta për secilin nga gjashtë lokalet, përmes të cilave të interesuarit mund të informohen për detajet e ankandeve publike. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *