Rriten çmimet e naftës për shkak të sulmeve të reja të huthëve ndaj Arabisë Saudite
Çmimet e naftës u rritën sot për shkak të sulmeve të reja nga rebelët huthë të Jemenit ndaj Arabisë Saudite, e cila mbështet qeverinë e Jemenit në luftën civile, dhe për shkak të frikës se luftërat në Lindjen e Mesme mund të përhapen dhe t’i rrezikojnë dërgesat e naftës.
Çmimi i naftës së papërpunuar “Brent”, e cila përdoret si standard global për çmimet e naftës, është rritur për 1,8 për qind në 110,75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane WTI është rritur për 1,5 për qind në 98,58 dollarë për fuçi.
Çmimi i naftës “Brent” dje ishte pothuajse i pandryshuar, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane ka rënë për 67 cent. Nëse konfliktet vazhdojnë dhe furnizimet me naftë pengohen, nafta mund të bëhet më e shtrenjtë, gjë që mund të çojë edhe në një rritje të çmimeve të karburantit.
