Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në
Drejtoria rajonale e policisë Mitrovicë të Veriut informon opinionin publik se sot, më 22.10.2026, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si edhe me institucionet e tjera relevante.
Për detaje të tjera lidhur me operacionin, opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës.
