TË FUNDIT

Rreth 2,500 konsumatorë mbesin pa rrymë në Prishtinë

Rreth 2,500 konsumatorë në disa zona të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në nënstacionin NS 110/20 kV “Prishtina 6”.

Lajmi është bërë i ditur nga KESCO, përmes një njoftimi drejtuar konsumatorëve.

Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur një pjesë të kryeqytetit, përfshirë zonën e Kampusit Universitar, Aktashin dhe lagjen Pejton.

KESCO ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kompania u ka kërkuar mirëkuptim konsumatorëve të prekur, duke i falënderuar për durimin gjatë kohës së ndërprerjes së furnizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *