Roma 3-4 Real Madrid, notat e lojtarëve: “Los Blancos” i marrin pikët e plota, por yjet e italianëve më të vlerësuarit
Real Madridi në stilin e kampionit bëri një paraqitje madhështore për t’i marrë pikët e plota ndaj Romës.
“Los Blancos” ishin në disavantazh prej 3-1, mirëpo Reali arriti ta përmbyste në 3-4 për vetëm shtatë minuta.
Mirëpo, pavarësisht fitores, statistikisht Roma ka pasur lojtarët me notën më të lartë në ndeshje, sfidë ku mund të themi se ishin më të mirë.
Donyell Malen është vlerësuar nga “SofaScore” me notën 8.3, ndjekur nga Soule me 8.2. Ndërkohë, më i dalluari te Reali ishte i inkuadruari Endrick me 8.1.
Në anën tjetër, të dy portierët Gollini dhe Courtois u vlerësuan si me të dobëtit, me notat 5.6, respektivisht 5.8.
Ndërkohë, Roma në vikend do të jetë nikoqir i Genoas ndërsa Reali ka punë me Sevillan./ Telegrafi /
