TË FUNDIT

Aston Villa e turpëron Fenerbahçen, Bodo/Glimt nënshtron Dortmundin, Betis dhe Shakhtar fitojnë

Ndeshjet e mbrëmjes në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve sollën një fitore dërrmuese të Aston Villës ndaj Fenerbahçes, një befasi nga Bodø/Glimt kundër Borussia Dortmundit, si dhe triumfe për Real Betisin, Shakhtar Donetskun dhe Stuttgartin.

Nuk mungoi spektakli dhe golat, siç ndodh zakonisht në mbrëmjet e Ligës së kampionëve

Aston Villa – Fenerbahçe 6-0

Aston Villa regjistroi një nga fitoret më të thella të mbrëmjes, duke e mposhtur Fenerbahçen me rezultat bindës 6-0.

Johan Manzambi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, ndërsa Nicolas Jackson shënoi dy herë, në minutat 31 dhe 39, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi prej tri golash.

Dominimi i skuadrës angleze vazhdoi edhe pas pushimit. Ross Barkley realizoi në minutat 68 dhe 72, ndërsa Tammy Abraham e vulosi rezultatin përfundimtar 6-0 në minutën e 90-të. Fenerbahçe nuk arriti të gjente përgjigje ndaj lojës së vendasve.

Vedat Muriqi e nisi ndeshje, kishte disa raste, por pa e gjetur rrjetën.

Bodo/Glimt – Borussia Dortmund 1-0

Bodø/Glimt shkaktoi befasinë duke e mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat minimal 1-0. Fredrik Sjövold shënoi golin vendimtar në minutën e 52-të, duke i siguruar skuadrës norvegjeze një fitore të rëndësishme ndaj gjigantit gjerman.

Borussia Dortmund edhe pse provoi shumë që ta barazonte rezultatin me disa raste, nuk ia arriti.

Real Betisi fitoi një përballje dramatike ndaj Portos me rezultat 3-2, edhe pse pjesa e parë u mbyll 0-0. Abde Ezzalzouli shënoi për skuadrën spanjolle në minutën e 47-të, ndërsa portugezët u kundërpërgjigjën përmes Gabri Veigas në minutën e 54-t dhe Samu Aghehowas në të 61-tën.

Cucho Hernández realizoi në minutën e 74-të, duke e barazuar rezultatin, ndërsa Isco me një gol nga penalltia, soli fitoren.

Shakhtar Donetsk – AEK Athinë 3-1

Shakhtar Donetsku triumfoi 3-1 ndaj AEK-ut, pasi fillimisht ishte në disavantazh. Majer kaloi skuadrën greke në epërsi në minutën e 28-të, por Pedrinho barazoi gjashtë minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Vinícius Tobias shënoi në minutën e 80-të, ndërsa Mendoza vulosi fitoren në minutën e 86-të.

Slovan Bratislava – Stuttgart 0-3

Stuttgarti mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Slovan Bratislavën 3-0. Deniz Undav shënoi golin e parë në minutën e 29-të, ndërsa një autogol i Cruz në minutën e 64-t e rriti epërsinë e gjermanëve.

Ermedin Demirović shënoi në minutën e 90-të për ta vulosur fitoren bindëse të Stuttgartit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *